Politike

25 Janar 2021, 09:36 Nga DOSJA

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla pas mbledhjes që u zhvillua në ambientet e selisë me drejtuesit e qarqeve u shpreh se gjatë takimit u diskutua vijueshmëria e fushatës duke qenë se zgjedhjet po afrohen gjithnjë e më shumë.

Balla iu drejtua Partisë Demokratike duke i thënë se shpreson që ata të pranojnë zgjedhjet që do dalin në zgjedhjet e 25 prillit. Në fund të fjalës së tij Balla tha se ndihet i lumtur që PS-s është e vetmja parti për shqiptarët që mund t’i japin votën.


‘Ju falenderoj që ndiqni në mënyrë të rregullt të gjitha mbledhjet tona. Shtabi elektoral ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me mënyrën si veprohet në struklturat e PS-së për përgatitjen për fitoren e 25 prillit.Shpresoj që zgjedhjet e ardhshme të jenë të pranueshme nga të gjitha palët. Gjithçka e ndryshuar në kodin zgjedhor është dakordësuar në marrëveshjen e 5 qershorit.Jam krenar që kemi përmbyllur fushatën e deputetitqëduam’, ku i kemi dhënë mundësi profesionistëve të rinj të konkurrojnë në kuadër të një platforme, dhe tashmë kemi arritur në një grup përfaqesueshish shumë të mirë.Kjo çështje ishte një nga temat e stome. Jam i sigurt që në të gjitha qarqet do të kemi përfaqësues të cilët kanë ardhur si të përzgjedhur. E gjithë lista e kandidatëve do të jetë një listë uniformë, nga kreu deri te ai i fundit.Jemi pothuajse gati, vazhdojmë te bëjmë diskutime që të kemi lista sa më përfaqësuese kudo në Shqipëri. Jam krenar që PS- është e vetmja alternative për t’i dhënë votën sot.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike taulant balla taulant balla

Sondazh

Poll