Politike

Përgjimet e Ndragheta-s, Balla: Eurodeputeti i përfshirë është një mik i vjetër i Lulëzim Bashës, e ka pasur dhe në zy

25 Janar 2021, 09:20 Nga DOSJA
Përgjimet e Ndragheta-s, Balla: Eurodeputeti i përfshirë

TIRANË– Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar përgjimet italiane për grupin Ndragheta ku të përmendur dolën disa figura të njohura në vend. Pas takimit me drejtuesit e qarqeve në selinë e PS-së, Balla u pyet nga gazetarët në lidhje me përgjimet për të cilat tha se kreu i PD-së, Lulzim Basha është mik me eurodeputetin Lorenzo Ceza që përmendet gjatë përgjimeve. Ndër të tjera ai tha se personat e tjerë që janë përmendur me emër janë në presidencë.


‘Mund tju them me bindje të plotë që eurodeputeti është një mik i vjetër i Lulëzim Bashës, e ka takuar dhe në Romë. Unë po ju them pyeteni se e ka pasur dhe në zyrë. Në fund të fundit si politikan shqiptar më vjen keq që ju i bini anash, ata që janë përmendur me emër janë në presidencë i keni dhe miq të kryetarit të opozitës. Për të tjera duroni dhe dëgjoni. Ajo që përshëndes është që antikorrupsioni ti shkojë deri në fund kësaj ceshtje. Unë nuk dua të hyj në diskutime.’

I menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i kryedemokratit Lulzim Basha i cili postoi një video në ‘Facebook’ e përkrah saj shkroi se kryeministri Edi Rama dhe marionetat e tij e kanë mendjen tek mafiat. Basha shtoi se PD do të sjellë ndryshimin e se do të largojë Ramën dhe marionetat e tij nga qeveria.

Megaoperacioni i drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politkanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha ndragheta ne shqiperi taulant balla ilir meta lulzim basha ndragheta ne shqiperi taulant balla

Sondazh

Poll