Politike

Një orë e gjysmë në seli! Rama mbledh drejtuesit e qarqeve, Balla: Kemi thuajse gati listën e kandidatëve…Eurodeputeti i

25 Janar 2021, 07:39 Nga DOSJA
Një orë e gjysmë në seli! Rama mbledh drejtuesit e qarqeve,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e sotëm në selinë e Partisë Socialiste krerët e qarqeve të vendit. Mbledhja e parë për vitin 2021 u zhvillua në orët e para të mëngjesit, nisi në orën 08:30 dhe përfundoi pas një ore e gjysmë.

Në mbledhje u diskutua në lidhje me menaxhimin e fushatës elektorale si dhe detyrat që do ketë secili drejtues qarku për të arritur objektivat e synuara. Hartimi i listës së kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit ishte tema kryesore që u diskutua gjatë takimit.

Pas përfundimit të mbledhjes, kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla u shpreh para gazetarëve se gjatë takimit u diskutua vijueshmëria e fushatës duke qenë se zgjedhjet po afrohen gjithnjë e më shumë. Ai deklaroi se lista është thuajse gati dhe se shumë shpejt do të jetë publike.

Balla iu drejtua Partisë Demokratike duke  thënë se shpreson që ata të pranojnë zgjedhjet që do dalin në zgjedhjet e 25 prillit. I pyetur për përgjimet e publikuara me klanin “Ndrangheta”, Balla tha se eurodeputeti Lorenzo Cesa që përmendet gjatë përgjimeve është mik me kryedemokratin Lulzim Basha. Për personat e tjerë që janë përmendur, Balla drejtoi gishtin nga Presidenca, por pa treguar konkreitsht se për cilët bëhej fjalë.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama partia socialiste rama mbledh drejtuesit ne seli taulant balla edi rama partia socialiste rama mbledh drejtuesit ne seli taulant balla

Sondazh

Poll