Politike

5 ditë në Tiranë për 25 prillin/Përfundon takimi i ODIHR më përfaqësuesit e maxhorancës, tryezë edhe me PD-në e LSI-n

25 Janar 2021, 07:23 Nga DOSJA
5 ditë në Tiranë për 25 prillin/Përfundon takimi i

TIRANË– Misioni i ODIHR ka nisur ditën e sotme vizitën 5 ditore në Tiranë. Delegacioni i ODIHR ka mbërritur pasditen e djeshme në vendin tonë, por takimet fillojnë paraditen e sotme. Dosja.al ka zbardhur edhe detaje nga axhenda në të cilën është angazhuar të ndjekë ODIHR.

Delegacioni ka qënë fillimisht i pranishëm në selinë e Partisë Socialiste, aty ku është takuar me përfaqësues të mazhorancës, në lidhje me përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit. Në orën 16:00, misioni do të zbarkojë në selinë blu, për tu njohur edhe me qëndrimin e Partisë Demokratike në lidhje me të njëjtën çështje.

Në orën 18:00 delegacioni i ODIHR do të ulet në tryezë me përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Fokusi i takimit do të jetë i njëjti.

Ditën e mërkurë, ODIHR do të vijojë të ketë takime me përfaqësues të KQZ-së, me Ministrinë e Jashtme si dhe me drejtuesit e AMA-s. kjo vizitë pesë ditore do t’i shërbejë OSBE/ODIHR për të kuptuar nëse zgjedhjet në Shqipëri do të monitorohen prej tyre apo jo.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike odihr ne tirane odihr ne tirane

Sondazh

Poll