Bota

Aktorja turke heq dorë nga aktrimi, për shkak të sëmundjes së “kolitit spastik”: Neslihan: Po i them lamtumirë

25 Janar 2021, 08:58 Nga DOSJA
Aktorja turke heq dorë nga aktrimi, për shkak të sëmundjes

TURQI- Aktorja turke Neslihan Atagul ka hequr dorë nga profesioni i saj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja më anë të një postimi në Instagram. Ajo ka thënë se shkak për lënien e punës është sëmundja që ajo ka. Ajo gjithashtu tha se ka lënë në mes edhe serialin që po xhironte pasi nuk mund të vazhdonte më për shkak të sëmundjes.

“Përshëndetje të gjithëve. Unë i them lamtumirë Nares, të cilën unë e ndjeva deri në qelizat e mia ndërsa luaja. Edhe pse e tolerova problemin që kisha prej kohësh, trupi im nuk tregoi atë tolerancë ndaj meje. Kam nevojë për pak pushim. Përshëndes ekipin tim të serialit “Vajza e Ambasadorit! Faleminderit djema. Faleminderit audiencës sonë. Ju gjithmonë na keni mbështetur. Shihemi në histori të tjera sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo ndër të tjera.

Neslihan vuan nga sëmundja e kolitit spastik (sëmundje e zorrës). Ajo është këshilluar nga mjekët që të mos punojë shumë dhe të ushqehet shëndetshëm.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota neslihan atagul neslihan atagul

Sondazh

Poll