Politike

“Të kujtohet kur të erdhi në zyrë”/ Tavo zbulon takimin e deputetes me Çuçin: Po si na e bëre këtë o Bledi

24 Janar 2021, 16:49 Nga DOSJA
“Të kujtohet kur të erdhi në zyrë”/ Tavo zbulon

TIRANË-Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka bërë të ditur, ditën e sotme që deputetja Ediola Braha, që hyri në Kuvend nga listat e LSI-së, i është bashkuar Partisë Socialiste për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Por, pas këtij vendimi ka ardhur dhe reagimi i LSI-së. Me anë të një postimi në Facebook, ish-deputetja Vangjel Tavo, i është përgjigjur me ironi Çuçit, ku i ka thënë se Braha prej dy vitesh ka qenë pjesë e shumicës pasi votonte çdo ligj të Rilindjes dhe ku vë në dukje se dy vite më parë deputetja i shkuar në zyrë.

“Po ç’na bëre more Bledi!? Po si na e bëre këtë o Bledi!? Po si na e more o Bledi!? Po si nuk e kuptove prej dy vitesh kur të erdhi në zyrë (të kujtohet?) që ishte e juaja o Bledi!? Po si nuk e kuptove që ishte e juaja teksa votonte çdo ligj të “Rilindjes”, o Bledi!? Po si nuk e kuptove o Bledi, se sa talent kishte dhe sa e vlefshme ishte për “Rilindjen” kur e përzgjodhët relatore të ndryshimeve kushtetuese për kodin zgjedhor? Mos more Bledi çfarë na bëre! Na more një vlerë të madhe me famë ndërkombëtare! Sa për shkërmoqjen, o Bledi, është “Rilindja” drejt shkërmoqes totale më 25 prill. Asgjë e askush nuk mund ta ndalë më karrocën e “Rilindjes” tashmë të drejtuar drejt greminës”, shkruan Tavo.

Postimi i plotë:

Po ç’na bëre more Bledi!? ?
Po si na e bëre këtë o Bledi!? ?
Po si na e more o Bledi!? ?

Po si nuk e kuptove prej dy…

Posted by Vangjel Tavo – Faqja Zyrtare on E Diele, 24 Janar 2021

 

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi ediola braha bledi çuçi ediola braha

Sondazh

Poll

Politike 23 Janar 2021, 20:23

TIRANË- Silikoni i vendosur mes çatise provizore për punimet e restaurimit dhe minares së xhamisë të Et’hem Beut është pastruar në pak minuta. Kryet...