Bota

FREXIT/ Kriza në BE, shtohen zërat që Franca të dalë nga unioni Evropian, eksperti: Duhet të marrim sërish kontrollin

25 Janar 2021, 07:44 Nga DOSJA
FREXIT/ Kriza në BE, shtohen zërat që Franca të dalë

FRANCË- Franca mund të bëhet vendi i dytë që largohet nga Bashkimi Evropian. Lajmin e ka bërë të ditur Ekspress.co.uk, ku shkruan se një nga arsyet e daljes së Francës nga unioni është kriza që ka kapluar BE-në. Në lidhje me këtë gjë ka folur edhe presidenti i fushatës politike Generation Frexit, Charles-Henri Gallois.

Ai ka paralajmëruar se Franca mund të bëhet vendi i parë pas Britanisë së Madhe që të dalë nga BE-ja. Ai ka thënë se Franca nëse do të bëhet referendum për të dalë nga BE-ja do të ketë sukses. Gallois pretendoi se një largim nga BE do ta çlironte Francën nga një barrë financiare që arrinte në dhjetëra miliarda euro, dhe do të ishte në gjendje që të ruante sovranitetin dhe demokracinë.

“Franca mund të jetë patjetër vendi tjetër që do të largohet nga BE dhe ne jemi duke punuar për të me Génération Frexit.Unë mendoj se nëse mund të marrim një referendum mbi Frexit, ne do ta fitojmë atë pasi do të kemi një debat të duhur mbi BE, gjë që nuk ndodh në zgjedhjet e tjera. Një vend i cili nuk kontrollon ligjet e saj, paratë e saj, marrëveshjet e saj tregtare, monedhën e saj, kufijtë e tij nuk është aspak një shtet sovran. Franca është një vend i shkëlqyeshëm dhe duhet të marrë përsëri kontrollin!,” tha ai.

Shteti i parë që ka dalë nga Bashkimi Evropian është Britania e Madhe. Pas daljes Anglia dhe BE arritën një marrëveshje politike dhe ekonomike të quajtur BREXIT.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota charles-henri gallois france-be frexit charles-henri gallois france-be frexit

Sondazh

Poll

Bota 24 Janar 2021, 21:30

ITALI-Policia në Itali ka arrestuar tre shqiptar të cilët janë përgjegjës për një sërë vjedhjesh në Alekssandria, veçanërisht në zonat e Cristo, Orti dhe...