Bota

SHBA/Deklarata e Shefit të kabinetit të Presidentit të ri: Trump nuk kishte asnjë plan për shpërndarjen e vaksinave

24 Janar 2021, 21:57 Nga DOSJA
SHBA/Deklarata e Shefit të kabinetit të Presidentit të ri: Trump

SHBA-Administrata e Donald Trump nuk ka pasur asnjë plan për shpërndarjen e vaksinën, sipas Shefit të kabinetit të i Presidentit të SHBA, Ron Klain. Në një deklaratë për mediat ai ka thënë se Trump nuk ka pasur asnjë planë pavarësisht rritjes së numrave të infektimeve në mënyrë alarmante.

“Procesi për të shpërndarë vaksinën, veçanërisht jashtë shtëpive të të moshuarve dhe spitaleve, nuk ekzistonte me të vërtetë kur ne hymë në Shtëpinë e Bardhë dhe morëm detyrën,”-ka thënë ai. 

Joe Biden, ka premtuar një luftë të ashpër kundër pandemisë që vrau 400,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara. Ai nënshkroi një seri urdhrash ekzekutivë javën e kaluar, duke përfshirë disa që synojnë shpërndarjen e vaksinave. Biden ka në plan të bëjë partneritet me qeveritë shtetërore dhe lokale për të krijuar vende vaksinimi në qendrat e konferencave, stadiume dhe gjimnaze. 

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ron klain ron klain

Sondazh

Poll

Bota 24 Janar 2021, 21:30

ITALI-Policia në Itali ka arrestuar tre shqiptar të cilët janë përgjegjës për një sërë vjedhjesh në Alekssandria, veçanërisht në zonat e Cristo, Orti dhe...