Bota

24 Janar 2021, 21:30 Nga DOSJA

ITALI-Policia në Itali ka arrestuar tre shqiptar të cilët janë përgjegjës për një sërë vjedhjesh në Alekssandria, veçanërisht në zonat e Cristo, Orti dhe Acqui Terme.

Sipas mediave, personat e arrestuar janë, Rogersiano Qarku, 24 vjeç, dhe Kristian Kolaj 22 vjeç e Taulant Leti, 25 vjeç. Ata po qëndronin në Itali prej tre muajsh me vizë turistike.

Bëhet e ditur, se ata u arrestuan, tek berberi, vetëm një ditë përpara se të merrnin avionin nga Malpensa për tu kthyer ne vendlindje. Ata jetonin në një shtëpi në San Rocco di Gamalero, ku pasi u kontrollua nga policia, u gjetën edhe çanta me veglat që përdornin për të hyrë nëpër banesa, si leva, kaçavida, elektrikë dhe doreza.

Mësohet, se shqiptarët kryesisht synonin vjedhjen e kateve të para të ndërtesës dhe në zonat jashtë rrugës kryesore.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arresohen tre shqiptar ne itali kristian kolaj rogersiano qarku taulant leti arresohen tre shqiptar ne itali kristian kolaj rogersiano qarku taulant leti

Sondazh

Poll