Aktualitet

Marrëdhënia Rama-Erdogan/ Mediat greke: Shqipëria në rrugën e zgjedhjeve me “aromë turke”

24 Janar 2021, 21:15 Nga DOSJA
Marrëdhënia Rama-Erdogan/ Mediat greke: Shqipëria në

GREQI- Media greke “Kathimerini”, ka shkruar një artikull, në lidhje me marrëdhënien e kryeministrit Edi Rama, me presidentin turk Erdogan.

Në artikull, shkruhet se Shqipëria e ka nisur periudhën e zgjedhjeve të 25 prillit, me një “ndikim të fortë turk”. Duke përmendur dhe ofertën e spitalit të bërë nga kryeministri Rexhep Tajip Erdogan, i cili po ndërtohet në Fier.

Po ashtu, media ka vënë në dukje se një donacion prej 60 milionë eurosh është premtuar nga Erdogan gjatë vizitës së Ramës në Ankara, ku bë në dukje dhe se spitali i premtuar nga Erdogani do të jetë gati para zgjedhjeve të 25 prillit.

“Siç deklaroi udhëheqësi islamik, në prani të kryeministrit Rama, javën e kaluar, spitali në qytetin e Fieri do të ndërtohet tërësisht me paratë turke gjashtëdhjetë milion euro dhe do të jetë gati në prag të zgjedhjeve, domethënë në më pak se tre muaj!,”-thuhet në artikull.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama presidenti rexhep tajip erdogan turqi edi rama presidenti rexhep tajip erdogan turqi

Sondazh

Poll