Aktualitet

Bashkia e Vlorës paralajmëron qytetarët: Shmangni lëvizjet në akset problematike, parashikohen reshje shiu të dendura

24 Janar 2021, 19:46 Nga DOSJA
Bashkia e Vlorës paralajmëron qytetarët: Shmangni lëvizjet

VLORË-Bashkia Vlorë, ka njoftua se pritet që qyteti të përfshihet nga reshje masive shiu. Në njoftim paralajmërohen qytetarët që të shmangin lëvizjet dhe parkimet në akset problematike.

Po ashtu, thuhet se për çdo nevojë urgjente të kontaktojnë me autoritet përkatëse të Bashkisë Vlorë.

“Te nderuar qytetare! Reshjet e shiut do të intensifikohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në këto akse. Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje kërkojnë të jemi të kujdesshëm. Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë së Vlorës. Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja,”-thuhet në njoftim.

LAJMI KRYESOR: MOTI i KEQ në vend/ Rrëshqitje dherash në akset Librazhd-Elbasan dhe Leskovik – Pobickë! Shirat shkaktojnë probleme në Durrës, ARRSH apel shoferëve: Udhëtoni me kujdes!

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet permbytje ne vlore vlore permbytje ne vlore vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Janar 2021, 18:06

RROGOZHINË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në ‘’Bishti e Zhurit’’ në Rrogozhinë. Bëhet e ditur, se ambulanca e spitalit të Fierit me drejtues me ini...