Aktualitet

Dhunuan dhe plagosën me thikë dy adoleshentë, prangosen të miturit shqiptarë në Greqi. Ishin pjesë e një organizate grab

24 Janar 2021, 20:51 Nga DOSJA
Dhunuan dhe plagosën me thikë dy adoleshentë, prangosen të

GREQI- Dy të mitur me origjinë shqiptare, anëtarë në një organizatë grabitjesh kanë rënë në prangat e autoriteteve helene. Shqiptarët goditën me thikë dhe e dërguan në spital dy studentë, 16 dhe 17 vjeç, pasi njërin e goditën me thikë dhe e rrahën për spital, duke i marrë celurarin dhe paratë e xhepit.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur pak para orës 7 pasdite, pranë sheshit Elena Venizelou, ku një 16-vjeçar u rrah me grushte vetëm për t’i marrë celularin. Por shqiptarët  nuk u ndalën këtu. Dhjetë minuta më vonë, ata gjetën një 17-vjeçar, të cilin e goditën me thikë. Adoleshenti u transportua me ambulancë në spitalin Gennimata ku mjekët e kuruan dhe për fat të mirë ai është jashtë rrezikut. Oficerët grekë pa humbur kohë përdorën të gjithë informacionin, identifikuan tre autorët, duke arrestuar dy prej tyre.

Presidenti i Shoqatës së Policisë së Jugut të Athinës, George Kalliakmanis, thekson se: “Delikuenca e të miturve po rritet në mënyrë të rrezikshme nga viti në vit. Policia ka krijuar institucionalisht kornizën në mënyrë që ata të mund të merren në lidhje me delikuencën e të miturve, por kur policia greke ndërhyn është shumë vonë sepse shkaku kryesor lidhet edukimi familjar, por edhe faktorë të tjerë shoqërorë, që shteti duhet t’i marrë seriozisht që të mund të përballet me këtë realitet modern”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqi prangosen shqiptaret ne greqi greqi prangosen shqiptaret ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Janar 2021, 18:06

RROGOZHINË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në ‘’Bishti e Zhurit’’ në Rrogozhinë. Bëhet e ditur, se ambulanca e spitalit të Fierit me drejtues me ini...