Aktualitet

FOTO/ Rrëshqitje masive gurësh, bllokohet aksi Librazhd-Elbasan

24 Janar 2021, 19:08 Nga DOSJA
FOTO/ Rrëshqitje masive gurësh, bllokohet aksi Librazhd-Elbasan

LIBRAZHD-Një sasi gurësh ka bllokuar aksin Librazhd-Elbasan. Sipas një njoftimi nga autoriteti rrugor, bëhet e ditur se si pasojë e shirave, në sasi gurësh ka rënë mbi aksin Librazhd-Elbasan, ku ka sjellë dhe bllokimin e një zonë që është problematike, kur ka reshje.

Mësohet, se po punohet për pastrimin e plotë të rrugës, që të bëhet i mundur qarkullimi normal i automjeteve.

Njoftimi i plotë: 

“Rënie gurësh në aksin Librazhd-Elbasan, afër Murashit, një zonë problematike sa herë që ka reshje . Kontraktori i mirëmbajtjes i ndodhur në terren po punon me mjete  e punëtorë  për pastrimin e plotë të rrugës për ta rikthyer qarkullimin në normalitet. Drejtuesit e mjeteve të udhëtojnë me kujdes për shkak të reshjeve dhe lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën,”-thuhet në njoftim. 

LAJMI KRYESOR: MOTI i KEQ në vend/ Rrëshqitje dherash në akset Librazhd-Elbasan dhe Leskovik – Pobickë! Shirat shkaktojnë probleme në Durrës, ARRSH apel shoferëve: Udhëtoni me kujdes!

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet rruga librazhd-elbasan bllokohet rruga librazhd-elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Janar 2021, 18:06

RROGOZHINË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në ‘’Bishti e Zhurit’’ në Rrogozhinë. Bëhet e ditur, se ambulanca e spitalit të Fierit me drejtues me ini...