Aktualitet

Autorët as e morën mundimin të dilnin nga makina! Si u vra 32-vjeçari nga Durrësi, “problemet” e pambyllura jashtë sht

24 Janar 2021, 18:57 Nga DOSJA
Autorët as e morën mundimin të dilnin nga makina! Si u vra

DURRËS- Jetmir Bregu ka risjellë ngjarjet e bujshme në vendin tonë. I riu, në orën 17:20 të pasdites zbriti nga mjeti i tij tip “Benz”, ku u përball me breshëri kallshnikovi nga autorët, të cilët mendohet se ishin dy persona.

Sipas të dhënave të mbledhura, dyshohet se autorët nuk kanë dalë fare nga mjeti i tyre dhe kanë ekzekutuar me armë zjarri të riun për arsye që nuk dihen. Shkak për atentatin ndaj tij, mund të jetë ndonjë përplasje e kohëve të fundit, por marrë parasysh faktin se i riu kishte ndërruar disa herë emrin, dhe kishte precedent penalë, “flet” për një arsye më të madhe. Jetmir Bregu apo Ilir Kuçi kishte probleme edhe jashtë vendit, ndaj pistat e hetimit nga Policia janë disa.

Të vetmit që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve janë dëshmitarët, të shumtë në numër, edhe pse ka pasur mot të keq. Ata janë shoqëruar në Polici për të treguar gjithë çfarë kanë parë në momentin e vrasjes.

LAJMI KRYESOR: Atentat në Durrës! Qëllohet me breshëri kallashnikovi 32-vjeçari, vdes në spital! Arratiset autori! Policia e kërkon në çdo vend, 3 pistat e hetimeve

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet jetmir bregu vrasje ne durres vritet jetmir bregu jetmir bregu vrasje ne durres vritet jetmir bregu

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Janar 2021, 18:06

RROGOZHINË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në ‘’Bishti e Zhurit’’ në Rrogozhinë. Bëhet e ditur, se ambulanca e spitalit të Fierit me drejtues me ini...