Aktualitet

24 Janar 2021, 18:06 Nga DOSJA

RROGOZHINË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në ‘’Bishti e Zhurit’’ në Rrogozhinë. Bëhet e ditur, se ambulanca e spitalit të Fierit me drejtues me iniciale F.B është përplasur me një mjet tip “Benz”, me drejtues L.B. Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e aksidentit janë dërguar në spital 6 persona që ndodheshin në automjete. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet e nevojshme.  

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, janë përfshirë në përplasje ambulanca e spitalit të Fierit me drejtues shtetasin F. B., dhe pasagjer shtetasin E. M., me mjetin me drejtues shtetasin L. D., dhe pasagjerët shtetasit J. D., E. M., dhe J. B. Si pasojë e aksidentit janë dërguar në spital 6 shtetas për të marrë ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident te bishti i zhurit aksident te bishti i zhurit

Sondazh

Poll