Bota

Dhunohet me thikë në Kosovë, algjeriani kërkon ndihmë nga autoritet ta kthejnë në shtëpi: S’duroj dot më!

24 Janar 2021, 15:38 Nga DOSJA
Dhunohet me thikë në Kosovë, algjeriani kërkon ndihmë

KOSOVË– Mohamed Soussi është një algjerian, i cili është bllokuar në Kosovë dhe ka kërkuar ndihmë nga autoritet, pasi sipas tij është në rrezik për jetën. Sipas medias, Algerie 360, Soussi ka ardhur në mënyrë klandestine, duke kaluar nga Turqia, Greqia, Shqipëria e më pas në Kosovë, por situata në vend ka qenë e vështirë pasi është përballur me një sulm me thikë duke i rrezikuar jetën, nga persona ende të pa identifikuar.

Në një video të publikuar, ai ka treguar tmerrin që po kalon i bllokuar në Kosovë. Në rrëfimin e tij ai ka thënë se e ka të pamundur që të lëvizë, pasi ka qenë viktimë e një sulmi dhe tani po jeton me ndihmën e disa personave bamirës qëe fshehën në një dhomë lutjesh, në mënyrë që atë të mos e gjejnë agresorët, të cilët e ndjekin.

Video e plotë:

Po ashtu, ai i ka kërkuar ndihmë Ministrit të jashtëm Punëve të Jashtme në Algjeri, Sabri Boukadoum që ta ndihmoj të kthehet në vendin e tij.

“Unë kërkoj nga autoritetet algjeriane të ndërhyjnë dhe të më kthejnë në vend. Kjo është gjithçka që unë kërkoj. E gjitha. I kërkoj ministrit të Jashtëm, Boukadoum, të më çojë në shtëpi, për hir të Zotit, sepse nuk mund të duroj më!,”-ka thënë ai.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota -mohamed soussi agjeriani i bllokuar ne kosove -mohamed soussi agjeriani i bllokuar ne kosove

Sondazh

Poll