Bota

E kishte kaluar pandeminë në dhjetor/ Kaliforniani vdes disa orë pasi mori vaksinën anti-COVID, nisin hetimet, të hënën d

24 Janar 2021, 15:12 Nga DOSJA
E kishte kaluar pandeminë në dhjetor/ Kaliforniani vdes disa orë

SHBA– Një banor në Kaliforni, i cili u infektua nga pandemia në fund të dhjetorit, ndërroi jetë javën e kaluar pasi u injektua me vaksinë anti-COVID. Individi, identiteti i të cilit nuk është bëtë me dije ndërroi jetë, ndërkohë që për të hetimet kanë nisur.

‘Individit iu injektua një vaksinë COVID-19 disa orë para vdekjes më 21 janar 2021. Është e paqartë nëse personit iu injektua vaksina Moderna of Pfizer,”-bëjnë me dije mediat e huaja. 

Ndërkohë që hetimet kanë nisur, ende nuk ka asnjë indikacion paraprak se çfarë mund ta ketë shkaktuar vdekjen e tij. Trupi i tij do t’i nënshtrohet një autopsie për të zbuluar  shkakun e vdekjes.

Autoritetet përkatëse nuk kanë ndarë me mediat asnjë detaj tjetët lidhur me ngjarjen, dhe as moshën e individit që u vaksinua. Gjithashtu mbetet mister fakti se përse, edhe pse e kishte kaluar pandeminë, sërish u injektua me vaksinë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote vaksina anti-covid koronavirusi ne bote vaksina anti-covid

Sondazh

Poll