Politike

Mungesë në infrastrukturë/ Jorida tabaku takim me banorët e zonës së Zall Herit: Ata nuk dinë të investojnë, as të bë

24 Janar 2021, 12:42 Nga DOSJA
Mungesë në infrastrukturë/ Jorida tabaku takim me banorët e

TIRANË- Partia Demokratike ngre shqetësimin se banorët e zonës së Zall Herit, vetëm pak kilometra larg nga Tirana, vuajnë nga kushtet e infrastrukturës. Ditën e sotme në një takim që që  ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka zhviluar me banorët, këto të fundit janë shprehur se janë braktisur dhe në izolim të plotë nga bashkia.

“Jetojmë si në mesjetë”, – thonë banorët.

Nga ana e saj, ish-deputetja thekson se kjo zonë është pa rrugë, pa asnjë investim për 500 familje, për ujë dhe drita.

“Çfarë do shqiptari? Investim, rrugë, nuk po kërkoj as shtëpi, asgjë, më trajto si njeri jo si kafshë. Para një jave erdhi kryeministri më tha e ke kafen e paguar, nuk ia dua kafen. Unë dua investim, jo vetëm personal, poe dua për të gjithë fshatin. Në Priskë ne nuk kemi drita, jetojmë si ë mesjetë. Me 31 dhjetor ika të marr një kandil me vaj se s’kishim drita në fshat”, tha banori.

Një tjetër banor thotë se fshati Pinar, njësia administrative Zallher nuk ka ujë të pijshëm.

Nuk kemi as ujë për vaditje. Është vend bujqësor dhe blegtoral. Janë rritur dritat, uji, ushqimet, taksat”, tha ai.

Jorida Tabaku e cila ishte pranë banorëve të Zallherit, zonë e drejtuar nga e majta, ku theksoi se kjo është mënyra e qeverisjes së Edi Ramës, duke i gënjyer me një thes miell dhe një kafe dhe nuk bën asnjë investim, nuk kujdesen për punësimin.

“Ata nuk dinë të investojnë, as të bëjnë shkolla, as të bëjnë rrugë, shkollën që ishte e mbyllën. Ata dinë vetëm të rrisin taksa dhe të gënjejnë. Nuk është modeli që do Shqipëria, nuk është ky modeli që duan qytetarët”, tha Tabaku.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku jorida tabaku

Sondazh

Poll

Politike 23 Janar 2021, 20:23

TIRANË- Silikoni i vendosur mes çatise provizore për punimet e restaurimit dhe minares së xhamisë të Et’hem Beut është pastruar në pak minuta. Kryet...