Veliaj në Rrogozhinë thirrje qytetarëve: Demokratët që nuk identifikohen me Saliun, të vijnë në PS. Jemi forcë e parë,
24 Janar 2021, 10:11Nga DOSJA
RROGOZHINË – Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, nga Lekaj i Rrogozhinës, i bën thirrje qytetarëve të bashkohen me forcën më të madhe politike. Sipas tij, asnjë demokrat i ndershëm nuk identifikohet më me Partinë Demokratike, ndaj e kanë të hapur derën në familjen e madhe socialiste.
“Nëse ka demokratë të ndershëm që thonë: “Unë nuk identifikohem dot më me Saliun, që vret njerëz, dhe thotë: ‘si nuk vrava më shumë, si nuk i futa një snajper Edi Ramës!’ Mua nuk më lidh gjë me kriminelët, nuk më lidh gjë me ata që i kanë bërë të zeza vendit”, – atëherë bujrum, të gjithë demokratët e ndershëm janë të mirëpritur në PS”, u shpreh Veliaj.
Sipas tij, familja socialiste ka rekordin më të mirë të punëve në krye të vendit. Ai shtoi se PS është absolutisht forcë e parë dhe këtë e tregojnë të gjitha sondazhet, por në 25 Prill lipset një rezultat më i mirë se ai i 2017-ës.
“Vërtet jemi forcë e parë, por duhet të dalim mbi 50%, që edhe sikur të gjithë çakejtë dhe hienat e politikës të bëhen bashkë kundër nesh, prapë të jemi të parët. Kjo kërkon bashkimin e të gjithë socialistëve! Por, për këtë na duhen edhe të tjerët, disa shokë tanë që shkuan në drejtime të tjera, të cilët tani duhet t’i rikthejmë në shtëpi”, tha më tej Veliaj. Ai nënvizoi se PD-ja nuk di ku ndodhet sepse sot është e ndarë në 5 copa, ngaqë e kanë kuptuar se nuk ka të ardhme me Sali Berishën. “Qaheshin nga Enver Hoxha! Saliu, 77 vjeç, kërkon të rikthehet për herë të tretë. Fakti që demokratët janë ndarë në 5 copa, madje ka edhe nga ata që duan të votojnë Partinë Socialiste, është një lajm i mirë, sepse ne nuk kemi betejë më tanët. Çfarë janë demokratët e tjerë? Nuk janë Saliu dhe Luli. Demokratët e thjeshtë nuk u bënë me 5 vila në kohën e pandemisë, nuk shtuan pasuri në kohën e tërmetit. Demokratët e thjeshtë i ka kapur tërmeti si ne, i ka kapur halli si ne, i ka zënë covid-i si ne, por ama vetëm një parti e zgjidh këtë punë: Edhe rindërtimin e bën PS-ja, edhe vaksinën e sjell PS-ja, edhe ekonominë e ngre në këmbë PS-ja, sa herë që e gjen të rrënuar,” tha Veliaj.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja nga Dosja “Ndrangheta në Shqipëri”, ku përmendet edhe biznesmeni Besnik Halili. Në një pjesë të bisedës, Halili...
Politike23 Janar 2021, 20:23
TIRANË- Silikoni i vendosur mes çatise provizore për punimet e restaurimit dhe minares së xhamisë të Et’hem Beut është pastruar në pak minuta. Kryet...
TIRANË– Grida Duma i është përgjigjur kryebashkiaku Erion Veliaj, pasi ky i fundit deklaroi se do ta padisë në gjyq për shpifje.Në një reagim zyrtar, Duma ...
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë 5 ditën e sotme. Gjatë takimit më banorë...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar se nuk do të jetë një kryeministër që do të bëjë mrekulli në Shqipëri, por do të rikthejë normali...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se në Shqipëri nuk ka dhe nuk do të ketë vaksina për të gjithë qytetarët e vendit.I ftua...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mohuar se pas zgjedhjeve të 25 prillit do të bëjë një koalicion me Partinë Socialiste. I ftuar...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zbuluar se vetë do të kandidojë vetëm në Tiranë. I ftuar në “News 24”, Basha tha se nuk do të garojë në asnjë q...
Politike23 Janar 2021, 17:12
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Bash aka deklaruar se nuk dëshiron të harxhjë më asnjë second me kryeministrin Edi Rama dhe me taktikat...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se kur të vijë ai në pushtet, pas 25 prillit, njerëzit do të shohin një model të ri...