Politike

23 Janar 2021, 20:23 Nga DOSJA

TIRANË- Silikoni i vendosur mes çatise provizore për punimet e restaurimit dhe minares së xhamisë të Et’hem Beut është pastruar në pak minuta. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka falenderuar dy punëtorët të cilët bënë të mundur të pastrojnë njollën e silikonit nga xhamia e Et’hem Beut. Veliaj ironizoi dhe sulmet e opozitës duke theksuar se lipset ndihma e çdo shqiptari të ndershëm që të heqë njollën e Saliut, Likes, Lulit e Monës nga trupi i Shqipërisë në 25 Prill.

“Faleminderit myslimanit Sami dhe të krishterit Sokrat që pastruan njollën e silikonit të histerisë nga xhamia e Et’hem Beut! Por lipset ndihma e çdo shqiptari të ndershëm që të heqë njollën e Saliut, Likes, Lulit e Monës nga trupi i Shqipërisë në 25 Prill! Një spatul mjafton për të hequr silikonin mes minares e çatisë provizore pas restaurimit, por në mandatin tonë të tretë do duhet spatula e ligjit të heqë silikonin e politikës së lodhur e mantenutave në portalet e gjobave e TV e trafikantëve”, shkruan Veliaj.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj xhamia e et'hem beut erion veliaj xhamia e et'hem beut

Sondazh

Poll

Politike 23 Janar 2021, 17:12

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Bash aka deklaruar se nuk dëshiron të harxhjë më asnjë second me kryeministrin Edi Rama dhe me taktikat...