Politike

PËRGJIMET/ “Është një i fortë që ka fonde”, si Besnik Halili i premtonte futjen në tregun vendas Princit të Ndranghe

23 Janar 2021, 20:23 Nga DOSJA
PËRGJIMET/ “Është një i fortë që ka

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja nga Dosja “Ndrangheta në Shqipëri”, ku përmendet edhe biznesmeni Besnik Halili. Në një pjesë të bisedës, Halili është regjistruar teksa bisedon me Antonio Gallon, të njohurin si “Princi” i klanit mafioz dhe Brutto Saverion.

‘Niku’, siç edhe cilësohet nga italianët, premton gjetjen e një hapësire në Shqipëri për futjen e tyre në tregun vendas për ndërtimin e rrugëve dhe për shitjen e materialeve. Vetë Niku, shprehet se këtu tek ne është bërë monopol përsa i përket ndërtimit të rrugëve, por jo se nuk mund të bënte gjë për ta.

Pjesë nga biseda:

Nik: Bën çemento… merret me ndërtim?

Saverio Brutto: Po..

Antonio Gallo: Po bën cemento Merr tendera… është një i fuqishëm… kur do vish në Romë ti?

Nik: Punime bën?  Apo..

Antonio Gallo: Prodhon e bën punime…

Nik: Në kuptimin që a bën autostrada..

Antonio Gallo: I bën të dyja…

Nik: Apo shet vetëm materiale?

Antonio Gallo: Shet materiale

Saverio Brutto: Shet materiale

Antonio Gallo: E ndërton gjithashtu..

Nik: Nëse shet vetëm materiale nuk di sa hapësirë mund të gjej e them, se janë dy tre fabrika çemento këtu që kanë esksluzivitetin se kujt t’i shesin, kanë bërë një monopol… kanë gurore… i kanë ata..

Saverio Brutto: I pashë sot… çfarë rastësie… kur po uleshim me avion pashë dy gurore të mëdha…

Nik: …Dhjetë gurore… por s’është e thënë se nuk bëhet…

Nik:…Njëri mund të merret me çemento…. tjetri me guroren meqë janë keq… sillet impianti… e bëhesh pjesëtar… por nëse ai ka aftësitë e garat… në sensin pra që bën punime me çelësa në dorë… atëherë është më mirë … pasi arrihet vërtetë… rrugët.. punoni bashkë…

Antonio Gallo:: Bën dhe këtë…. herës tjetër kur të vijmë…

Nik: Nja dy tendera…

Antonio Gallo: Janë? Kur skadojnë?

Nik: Duhet të dalin tani 60-100 milionë euro…. varet se në çfarë gjëndje je me financimet..

Antonio Gallo: Po këta janë mirë..

Nik: … Nëse janë mirë ka gjë tjetër për të bërë..

Antonio Gallo: Grataçelat më the…

Nik: Po si grataçelat dhe dy koncesione… një e bënë … duhet të bëjnë një tjetër PPP… autostrade… koncesione për 30 vite 50 vite…

Antonio Gallo:… Jo po është një tjetër mik që…

Antonio Gallo: … Janë disa persona… është një mik që ka fonde

Saverio Brutto:… Çfarë ka?

Antonio Gallo: Fonde…

Megaoperacioni i autoriteteve italiane zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politkanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili, Presidenca, Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besnik halili ndrangheta ne shqiperi besnik halili ndrangheta ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 23 Janar 2021, 20:23

TIRANË- Silikoni i vendosur mes çatise provizore për punimet e restaurimit dhe minares së xhamisë të Et’hem Beut është pastruar në pak minuta. Kryet...

Politike 23 Janar 2021, 17:12

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Bash aka deklaruar se nuk dëshiron të harxhjë më asnjë second me kryeministrin Edi Rama dhe me taktikat...