Bota

Covid-19/ Franca drejt izolimit për herë të tretë, Ministri i Shëndetësisë: Nëse variantet përhapen do të marrim masa

24 Janar 2021, 14:43 Nga DOSJA
Covid-19/ Franca drejt izolimit për herë të tretë, Ministri

PARIS-Qeveria e Francës mund të vendosë një bllokim të tretë në ditët në vijim nëse, shtetrrethimi aktual prej 12 orësh nuk ulë infektimet nga Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran, i cili ka thënë se në rast se numri i infektimeve nuk do të ulet vendi mund të shkojë në izolim.

“Nëse variantet fillojnë të përhapen kudo, ne do të marrim masa shtesë. Dhe kjo quhet mbyllje. Ne do të mbyllemi,”-ka thënë ai.

Po ashtu, një zyrtar në zyrën e Presidentit Francez Emmanuel Macron ka thënë ditën e djeshme se “gjithçka është në tryezë”,  por asnjë vendim i prerë nuk do të merret derisa të shikohet efekti i shtetrrethimit aktual, i cili zgjatë nga ora 6 e pasdites deri në 6 të mëngjesit.

Në Francë që prej muajit tetot, shumë restorantet, vendet turistike dhe shumë vende të tjera publike janë mbyllur. Por infeksionet nga viruset, shtrimet në spital dhe vdekjet kanë filluar të rriten përsëri këtë muaj. Që prej fillimit të pandemisë në Francë janë shënuar 3,035,181 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 72,877 pacientë. Ndërkohë, që janë vaksinuar, më shumë se 1 milionë njerëz.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 ne france france koronavirusi ne france olivier veran covid-19 ne france france koronavirusi ne france olivier veran

Sondazh

Poll