Politike

Debati për taksën/ Kryeministrja serbe: Rama populist, tjetër gjë u thotë ndërkombëtarëve, ndryshe popullit të tij

2 Maj 2019, 13:45 Nga DOSJA
Debati për taksën/ Kryeministrja serbe: Rama populist, tjetër

SERBI– Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka folur ditën e sotme lidhur mbi debatet e ndodhura në Samitin e Berlinit lidhur me taksën për mallrat serbe.

Në një intervistë për mediat serbe, Brnabiç tha se politikanët shqiptarë nuk ishin të sinqertë dhe se i ndryshonin pretendimet e tyre në varësi të zytarëve që i drejtoheshin.

“Prapa dyerve të mbyllura ndodhi një konflikt i ashpër mes Haradinajt dhe Macron dhe dalim në përfundimin se kemi të bëjmë me politikanë të cilët flasin diçka në një vend dhe diçka tjetër në një tjetër. Për shembull Edi Rama, fillimisht ishte ‘pro’ futjes së taskës mbi mallrat serbe ndërsa në tavolinë me Merkelin dhe Makron tha të kundërtën.”

Më tej homologia serbe e Ramës, tha se për të kishte menduar se kishte një vizion tjetër për Ballkanin dhe marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, por kishte zbuluar se në të vërtetë ai grumbullonte pikë nga temat populiste.

“Rama flet ndryshe për ndërkombëtarët dhe ndryshe për publikun e tij. Nëse themi diçka për politikanët dhe më pas shkojmë në shtëpi dhe themi diçka tjetër për popullin tonë që provokon Serbisë, atëherë unë jam e zhgënjyer nga ana humane. Prisja një marrëdhënie korrekte por në një situatë kaq komplekse nuk e pres më të ndodhë.”

Më 30 prill 2019, Kryeministri Ramush Haradinaj, në një intervistë për televizionin T7, tha se si presidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë bërë presion më shumë se Vuçiçi në sy të të gjithëve në Berlin për ta hequr taksën. Ai tha se ata madje kanë folur në gjuhën angleze dhe gjuhë tjera me qëllim që deklarata të kuptohej nga Merkel dhe Macron.

Këtyre akuzave, iu përgjigj dje Rama, që në shkrim të gjatë në faqen e tij në rrjetet sociale, tha se ai vetëm në dy raste i ka bërë një sugjerim që të pranonte kërkesën e Holandës dhe Francës. Rama tha se Haradinajt nuk i kanë kërkuar që të heqë taksën, por të kishte një pezullim të përkohshëm 4 apo 6 muaj.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ana brnabic brnabic per ramen edi rama ramush haradinaj samiti i berlinit sherri ne berlin taksa ndaj serbise ana brnabic brnabic per ramen edi rama ramush haradinaj samiti i berlinit sherri ne berlin taksa ndaj serbise

Sondazh

Poll