Politike

Platforma e opozitës, Braçe: Qesharak deri në dhimbje, Lylzim harroje pushtetin në tavolinë

2 Maj 2019, 12:55 Nga DOSJA
Platforma e opozitës, Braçe: Qesharak deri në dhimbje, Lylzim

TIRANË- Zv. Kryeministri Erion Braçe ka qenë i pari zyrtar i qeverisë që ka reaguar pas prezantimit të platformës së opozitës për zgjedhjet e ardhshme. (Lexo këtu)

Braçe në një postim me ironi, shkruan se Partia Demokratike dhe opozita janë qesharak deri në dhimbje. Më tej shkruan se nuk është parë asnjë herë që një parti të kërkojë pushtet në tavolinë.

POSTIMI I PLOTË

#PUSHTETNETAVOLINE Ha ha ha ha ha ha ha ha ha! Qesharake deri ne dhimbje; JA QEVERIA TRANZITORE! Me ndjeni por, KU ESHTE VOTUAR KJO QEVERIA? KERKUND! KUSH DO E VOTOJE KETE QEVERINE? ASKUSH! Lylzim, harroje pushtetin ne  tavoline! E sheh ne c’gjendje je? Te ben dem per shendetin!

Platforma për qeverinë tranzitore është një dokument i propozuar nga PD dhe aleatët e saj si një kusht për të hyrë në dialog me Ramën. Opozita prej më shumë se 3 muaj e ka shprehur qartë se kusht për futjen e saj në zgjedhje është largimi i Ramës si kryeministër dhe krijimi i qeverisë tanzitore që të jetë kujdestare e zgjedhjeve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace lulzim basha qeveria tranzitore zgjedhje pa opoziten erion brace lulzim basha qeveria tranzitore zgjedhje pa opoziten

Sondazh

Poll