Bota

KQZ nuk e certifikoi, VV dorëzon ankesë pranë Panelit Zgjedhor: Jemi të bindur se kemi të drejtë  

23 Janar 2021, 21:16 Nga DOSJA
KQZ nuk e certifikoi, VV dorëzon ankesë pranë Panelit Zgjedhor:

KOSOVË- Lëviza Vetëvendosje ka dorëzuar një ankesë pranë Panelit Zgjedhor për vendimin e djeshëm të KQZ-së. Lajmin e ka bërë të ditur vetë VVmë anë të një postimi në Facebook, ku ka shkruar se Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në mënyrë antiinstucionale hodhi poshtë listën e deputetëve të Vetëvendosjes. VV gjithashtu shkroi se janë të bindur se kanë të drejtë dhe se lista e dorëzuar nga VV do të certifikohet në mënyrë të rregullt.

Postimi i plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE! brenda afatit ligjor ka dorëzuar ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa kundër vendimit të djeshëm të KQZ-së për moscertifkimin e listës sonë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Pavarësisht rekomandimit të qartë nga Zyra për Certifkimin dhe Regjistrimin e Subjekteve Politike për të certifikuar listat e deputetëve në pako, i vetmi organ profesional që ka mandat të tillë, KQZ në krye me Valdete Dakën në mënyrë arbitrare dhe antiinstitucionale hodhi poshtë këtë rekomandim me qëllimin e vetëm që ta pamundësojë certifikimin e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ne jemi të bindur në të drejtën tonë, sikurse jemi të bindur se lista e dorëzuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me 16 janar 2021 do të certifikohet e plotë me bartësin e saj, kryetarin Albin Kurti.

KQZ është mbledhur ditën e djeshme në Kosovë për të certifikuar partitë që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Nga të gjitha partitë KQZ nuk ka certifikuar Nismën Socialdemokrate farë si subjekt zgjedhor, ndërsa VV dhe AAK nuk i janë certifikuar listat për deputet për shkak se kishin probleme me ligjin. Ndërsa partitë që janë certifikuar janë LDK, PDK, Lista serbe, Lista Romani Iniciativa, JPG, PREBK, SDU dhe Partia Balliste.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kqz valdete daka vv kqz valdete daka vv

Sondazh

Poll

Bota 23 Janar 2021, 19:00

BELGJIKË- Belgjika ka anuluar të gjitha udhëtimet me shtetet e tjera për shkak të numrit të lartë të infektimeve. Lajmin e ka bërë të ditur APNews, ku shkr...

Bota 23 Janar 2021, 16:36

SHBA-Zonja e parë e re Jill Biden falenderoi Gardën Kombëtare ditën e premte duke shpërndarë biskota me çokollatë përkushtimin e tyre gjatë inagurimit të...