KQZ nuk certifikoi VV, AAK dhe NISMËN/ Osmani: Është e paprecedentë
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se do të merren masa për sjelljen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ditën e djeshme. Osmani ka mbajtur një deklaratë ditën e sotme ku ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të ruajnë qetësinë e tyre. Gjatë fjalës së saj Presidentja tha se ajo që ka ndodhur ka qenë e papranueshme dhe e paprecedentë.
Ajo gjithashtu tha se i është bërë presion të paimagjinueshem Drejtorit të Zyrës për Certifikimin e Subjekteve Politike. Në fund të fjalës Osmani ka quajtur Kryetarën e KQZ-së, Valdete Dakën si mos kopetente për atë pozicion pasi nuk iu përmbajt detyrimit të saj ligjor.
Fjala e Vjosa Osmanit:
I ftoj qytetarët të ruajnë maturinë dhe qetësinë që ta mbrojmë integritetin e procesit zgjedhor. Jam duke punuar afër me partnerët tanë që të kemi prezencën e tyre në këtë proces. Në rast se përballemi me situata të tilla ku abuzohet me KQZ për të shtyrë përpara agjenda partiake nga ana e anëtarëve të KQZ’së do të detyrohem që të ndërmarr të gjitha masat për integritetin e KQZ’së dhe procesit zgjedhor.
Ajo çfarë kemi parë dje në KQZ ka qenë paprecedentë, e pahijshme dhe e papranueshme për një institucion që duhet të bëj çmos që ta mbrojë integritetin. Në transmetime të drejtpërdrejte u bë presion marramendës nga Drejtorit të Zyrës për Certifikimin e Subjekteve Politike si dhe u tolerua dhe u ushtrua presion ndaj drejtorit të kësaj zyre.
Përderisa të gjithë anëtarwt japin betim që të kryejnë detyrat në mënyrë të paanshme dhe të përgjegjshëm e po ashtu edhe të kryetaresh së KQZ’së që nuk e përfaqëson asnjë subjekt politik. Ajo që ka ngjarë dje e ka lënduar integritetin e KQZ’së. Në asnjë moment dhe në asnjë mënyrë nuk duhet që të biem në kurth.
KQZ është mbledhur ditën e djeshme në Kosovë për të certifikuar partitë që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Nga të gjitha partitë KQZ nuk ka certifikuar Nismën Socialdemokrate farë si subjekt zgjedhor, ndërsa VV dhe AAK nuk i janë certifikuar listat për deputet për shkak se kishin probleme me ligjin. Ndërsa partitë që janë certifikuar janë LDK, PDK, Lista serbe, Lista Romani Iniciativa, JPG, PREBK, SDU dhe Partia Balliste.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Specialja refuzon lirimin nga paraburgimi të Kadri Veselit, mund të dënohet me burgim të përjetshëm
KOSOVË- Gjyqtari i dhomave të specializuara të Hagës, Nicolas Guillou ka refuzuar kërkesën e Kadri Veselit për lirim me kusht. Lajmin e ka bërë të ditur Ga...
Kërkohet në gjyq! Ambasadori i Kosovës në Shkup telefonohet nga Haga, nuk e njohin me çështjen që bëhet fjalë, i caktoj
KOSOVË– Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj është kontaktuar nga Prokuroria Speciale në Hagë.Në një postim në rrjetet sociale, Dedaj shkruan se ësh...
Ndërron jetë në moshën 87-vjeçare Larry King, prezantuesi legjendar i CNN
SHBA– Gazetari amerikan Larry King është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare. Ai ishte shtruar në spital që prej fillimit të janarit për shkak se ishte i...
Kthesë në politikën e jashtme të Turqisë
TURQI– “Një sinjal i mirë për stabilitetin në të gjithë rajonin”: Kështu e vlerësoi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas rezultatin e takimit me homologun tur...
Anuloi vendimin e Trump për depërtimin e emigrantëve, Biden merr padinë e parë si President i SHBA-së
SHBA– Teksasi ndërmori hapa të premten për të bllokuar planet e Presidentit Biden për një moratorium 100 ditësh mbi deportimet, duke rezultuar në një ndër padit...
Bie Facebook! Mijëra përdorues në SHBA dhe Europë hasin probleme, iu bllokohet faqja, në profile shfaqen video pornografike
SHBA-Me mijëra përdorues, në SHBA dhe në Europë, nuk kanë mundur të futen në llogaritë e tyre të Facebook. Ky problem ka nisur mbrëmjen e djeshme dhe në orët e ...
Joe Biden nuk humbet kohë! Nënshkruan urdhra të rinj ekzekutivë kundër urisë dhe pasigurisë financiare
SHBA– Presidenti Joe Biden nënshkroi të premten urdhra të rinj ekzekutivë për të ofruar ndihma për problemet ekonomike të shkaktuara nga pandemia. Këto ak...
DW: AstraZeneca furnizon në BE-në me më pak vaksina sesa ishte planifkuar
Nëse koncerni britaniko-suedez do të marrë licencën për vaksinën e tij në BE, sasia e furnizimit në fillim do të jetë më e ulët nga sa është parashikuar, tha zë...
Bill Gates vaksinohet kundër Covid, miliarderi: Ndihem mirë! Falenderoni ata që na çuan në këtë pikë
SHBA– Themeluesi i kompanisë Microsoft, miliarderi Bill Gates ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit. Lajmin e ka bërë me dije vetë Gates me anë...