Bota

23 Janar 2021, 19:00 Nga DOSJA

BELGJIKË- Belgjika ka anuluar të gjitha udhëtimet me shtetet e tjera për shkak të numrit të lartë të infektimeve. Lajmin e ka bërë të ditur APNews, ku shkruan se kjo është një përpjekje për të ulur rastet e shumta të infektimeve si edhe për të mos marrë variantet e tjera të virusit.

Udhëtimet në Belgjikë do të ndalohen deri në 1 mars, ndërsa të vetmit që do të leohen të udhëtojnë janë personat që kanë punë të rëndësishme ose urgjente. Ndërkohë që të gjithë personat që futen në Belgjikë duhet të karantinohen  ëpr 19 ditë në mënyrë që të mos përhapin mutacionet e Covid.

Kryeministri belg, Alexander De Cro tha se do të “ndërtohet një mur” rreth Belgikës për të mos përhapur virusin.

“Ne do të ndërtojmë një mur rreth Belgjikës, mund të shkojmë në vende të tjera, por vetëm për arsye thelbësore. Situata është stabilizuar në javët e fundit, rreth 2,000 raste në ditë, por rreziku nuk është zhdukur,” tha De Cro.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Belgjikë janë regjistruar 689,271 persona me Covid, ndërsa 20,675 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexander de cro masat e reja ne belgjike alexander de cro masat e reja ne belgjike

Sondazh

Poll

Bota 23 Janar 2021, 16:36

SHBA-Zonja e parë e re Jill Biden falenderoi Gardën Kombëtare ditën e premte duke shpërndarë biskota me çokollatë përkushtimin e tyre gjatë inagurimit të...

Bota 23 Janar 2021, 11:16

Kthesë në politikën e jashtme të Turqisë

TURQI– “Një sinjal i mirë për stabilitetin në të gjithë rajonin”: Kështu e vlerësoi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas rezultatin e takimit me homologun tur...