Bota

Navalny në burg, mijëra njerëz dalin në protestë në Rusi, mbi 2 000 persona të arrestuar (FOTO+VIDEO)

23 Janar 2021, 21:12 Nga DOSJA
Navalny në burg, mijëra njerëz dalin në protestë

Mijëra persona kanë dalë në protestë ditën e sotme në Rusi për të lërluar nxjerrjen nga burgu të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny. Lajmin e ka bërë të ditur The Moscow Times, ku shkruan se nga protestat mbi 2 mijë persona janë arrestuar. Protestuesit ditën e sotme janë mbledhur në 11 zona kohore të Rusisë, për të kërkuar lirimin e Navalny.

Protestat nga të qeta shumë shpejt filluan të agravoheshin dhe të fillonte dhuna mes protestuesve dhe policisë. Në Rusi kjo protestë është konsideruar si një nga protestat më të mëdha në të gjitha kohërat. Ndërkohë që disa protestues të pyetëur nga mediat kanë thënë se e ndjenin si detyrim për fëmijët e tyre që të dilnin në protestë.

“Unë jam këtu sepse nëse nuk do të vija, si do t’i shikoja fëmijët e mi në sy? Rusia është vendi i tyre, është e ardhmja e tyre. Unë thjesht dua atë që është më e mira për familjen time,”tha një protestues.

“Unë jam kundër korrupsionit në vendin tonë. Nuk më pëlqejnë pagat e ulëta, pensionet e ulëta, fakti që qeveria po vjedh dhe pastaj na gënjen”, tha një tjetër protestues.

❗️Полиция бьет ногами и дубинками протестующих у Матросской тишины

Видео: «Медиазона» pic.twitter.com/Zn8hysUuDu

— Медиазона (@mediazzzona) January 23, 2021

Alexei Navalny u arrestua në datën 17 janar në Moskë. Arrestimi i tij erdhi në çastet e para që ai zbriti në tokën ruse nga Gjermania ku dhe qëndroi për 5 muaj, që nga helmimi që iu bë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexei navalny protesta per navalny alexei navalny protesta per navalny

Sondazh

Poll

Bota 23 Janar 2021, 19:00

BELGJIKË- Belgjika ka anuluar të gjitha udhëtimet me shtetet e tjera për shkak të numrit të lartë të infektimeve. Lajmin e ka bërë të ditur APNews, ku shkr...

Bota 23 Janar 2021, 16:36

SHBA-Zonja e parë e re Jill Biden falenderoi Gardën Kombëtare ditën e premte duke shpërndarë biskota me çokollatë përkushtimin e tyre gjatë inagurimit të...