Bota

23 Janar 2021, 16:36 Nga DOSJA

SHBA-Zonja e parë e re Jill Biden falenderoi Gardën Kombëtare ditën e premte duke shpërndarë biskota me çokollatë përkushtimin e tyre gjatë inagurimit të Biden. Lajmin e ka bërë të ditur APNews ku shkruan se Zonja e parë shkoi personalisht në vendin e tyre të fjetjes. Më tej gjatë takimit me anëtaret e Gardës Jill, kujtoi djalin e saj të ndjerë Beau, i cili ishte pjesë e Gardës Kombëtare. Ajo tha se të gjithë anëtarët e Gardës Komëbëtare  kanë një vend të veçantë në zemrën e saj dhe të gjithë familjes Biden.

“Unë thjesht dua të them faleminderit nga Presidenti Biden dhe e gjithë familja Biden. Shtëpia e Bardhë iu poqi disa biskota me çokollatë. Pra, unë jam një nënë e Gardës Kombëtare. Unë vërtet i vlerësoj të gjitha ato që ju bëni. Garda Kombëtare do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemër të të gjithë Bideneve,“tha ajo.

Kjo vizite e Zonjës së Parë ka ardhur pasi në internet janë shpërndarë disa foto të ushtërave të Gardës Kombëtare, të cilët kanë fjetur në një garazh makinash.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota garda kombetare jill biden garda kombetare jill biden

Sondazh

Poll

Bota 23 Janar 2021, 11:16

Kthesë në politikën e jashtme të Turqisë

TURQI– “Një sinjal i mirë për stabilitetin në të gjithë rajonin”: Kështu e vlerësoi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas rezultatin e takimit me homologun tur...