Aktualitet

Grabitja e bankës në Tiranë, policia jep njoftimin: Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit, autori në kër

23 Janar 2021, 13:17 Nga DOSJA
Grabitja e bankës në Tiranë, policia jep njoftimin: Janë

TIRANË– Një bankë e nivelit të dytë ka rënë pre e grabitjes pak minuta më parë. Këtë e konfirmon dhe vetë policia ku nëpërmjet një njoftimi bën të ditur se janë në kërkim të autorit. Ngjarja ka ndodhur në orën 13:40 në rrugën ‘Bardhyl’.

NJOFTIMI:

Rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi.Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar sherbimet ku po behet krehja e zonës.Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim  identifikimin e autorëve.

Grabitet një pikë dhëniesh kredie në zonën e Brrylit, një person kërcënoi me armë punonjësit, mori paratë dhe u largua në këmbë. Policia ngre postoblloqet

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet banka ne tirane grabitet banka ne tirane

Sondazh

Poll