Aktualitet

PËRGJIME TË REJA/ Pyeten të përfshirët në aferën 250 mln € në Itali, Antonio Gallo përballet i pari me gjykatën, zba

23 Janar 2021, 12:40 Nga DOSJA
PËRGJIME TË REJA/ Pyeten të përfshirët në

ITALI– Dy ditë pas publikimit të përgjimeve të bujshme të 50 personave me anëtarë të klanit mafioz “Ndrangheta, ka nisur marrja në pyetje e të përfshirëve në skemën e korrupsionit 250 milionë euroshe. Në kuadër të operacionit të quajtur “Profil i ulët” do të jetë biznesmeni Antonio Gallo ai që do pyetet i pari. Ai është akuzuar për grup të strukturuar kriminal dhe si një lidhës i drejtëpërdrejtë me bosët e bandave. Ai është figura qendrore e hetimit “Profil i ulët”, i cili çoi në zbatimin e 50 masave paraprake të sigurisë. Gallo njihet dhe me nofkën ‘Princi’ dhe në Shqipëri është raportuar si i dërguari i “Ndrnaghetas”.

Më pas do të jenë Luciano D’Alessandro dhe Vincenzo De Luca, ata që do të përballen gjithashtu me akuzat. Media italiane ‘lametino‘ shkruan se pas tyre do të jetë radha e sipërmarrësit Umberto Gigliotta, i ndaluar në Vibo Valentia e më pas do të jetë radha e Tommaso Rosa, i arrestuar në Rossano. Marrja në pyetje e Franco Talarico ende nuk është vendosur se kur do të mbahet.

Nga ana tjetër, dosja.al ka zbardhur detaje të reja nga dosja e bujshme. Shqiptari që thirret si Niko, pasi të cilit dyshohet se fshihet biznesmeni Besnik Halili, është kapur duke biseduar për tendera e ndarje grataçelash. Gjithashtu në krrye të projekteve të nsiur me Gallon, Niku ka sugjeruar të vendoset një grua.

‘Princi’ i klanit mafioz Antonio Gallo është dëgjuar duke folur me ortakët e tij për ndërtime pallatesh në Tiranë, ku thotë se në gradaçelat e reja banesat shiten me 3800-4000 euro për metër katrorë, ndërsa kostoja e vërtetë është vetëm 510 euro. Në bisedë, Gallo thotë se kryepolicin e Tiranës, mund ta peshkojë edhe me një pjatë mocarella, por pa përmendur emër. Në dosjen e përgjimeve të bujshme me anëtarë të klanit Ndrangheta nuk janë vetëm tre shqiptarët e përmendur më herët, “Niku”, pas të cilit dyshohet se fshihet Besnik Halili, Odeta Hasaj dhe Henrik Baçi. Përveç tyre, në dosjen e siguruar nga Dosja.al kanë dalë të tjera emra.

Megaoperacioni i autoriteteve italiane zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politkanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni me pseudonimin “Nik”, pas të cilit dyshohet se fshihet Besnik Halili, Presidenca, Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet antonio gallo megaoperacioni ne itali antonio gallo megaoperacioni ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Janar 2021, 10:41

ITALI– Prokuroria e Peruxhias nis hetimet për zhdukjen e biznesmenit italian në Shqipëri. Mësohet se në bazë të hetimit është marrë në pyetje dhe partnerja e ti...