Aktualitet

Prenë dru pa leje/ 8 persona nën hetim, mes tyre 2 kryepleq dhe kreu i një Njësie Administrative në Dibër

23 Janar 2021, 11:48 Nga DOSJA
Prenë dru pa leje/ 8 persona nën hetim, mes tyre 2 kryepleq dhe kreu i

DIBËR– Persona të shumtë kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë prerë pyjet, duke rënë në kundërshtim me ligjin. Në pranga kanë rënë 5 persona, mes tyre dy kryepleq fshatrash dhe një kryetar njësie administrative. Policia e Dibrës do të vijojë hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.Procedohen penalisht 5 shtetas për “Prerje të paligjshme të pyjeve”.
Gjithashtu procedohen penalisht për veprën penale “Moskallzim krimi”, dy kryepleq fshatrash dhe një kryetar njësie Administrative.Sekuestrohet lënda drusore që u gjet e prerë.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit , gjatë një jave kanë evidentuar dhe goditur 5 raste, ku janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit :D. B., I. L., XH. F., A. S., XH. L., banues në Selishtë Dibër. Procedimi ndaj tyre ka filluar pasi, shërbimet e policisë gjatë kontrollit të territorit në zonën e Selishtës, kanë evidentuar që shtetasit e lartëpërmendur kishin prerë në mënyrë të paligjshme lëndë drusore.Po në vijim të veprimeve në lidhje me këto raste, janë proceduar penalisht nga Policia shetasit : S. M., (Kryeplak i fshatit Selishtë e Sipërme); H. R., (Kryeplak i fshatit Selishtë e Poshtme); F. M., (Kryetar i njësisë Administrative Selishtë); si të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Moskallzim krimi”.Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 persona ne diber arrestohen 5 persona ne diber

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Janar 2021, 10:41

ITALI– Prokuroria e Peruxhias nis hetimet për zhdukjen e biznesmenit italian në Shqipëri. Mësohet se në bazë të hetimit është marrë në pyetje dhe partnerja e ti...