Aktualitet

Studentët kërkesë Ministrisë së Arsimit: Sezonin e dytë na rikthehemi në auditore, anuloni tarifën!

23 Janar 2021, 12:39 Nga DOSJA

TIRANË– Bordi Kombëtar Studentor i ka dërguar një kërkesë Ministres së Arsimit ditën e sotme, ku në emër të studentëve kërkohet rikthimi në auditore pas zhvillimit të sezonit të provimeve, si dhe anulimin e detyrimit të tarifave të studimit për vitin akademik 2020-2021.

Kërkesa zyrtare:

Bordi Kombëtar Studentor propozon:

Pas përfundimit të provimeve sezonale, studentët të kthehen në auditore dhe fillimisht të zhvillojnë mësim të alternuar, me parimin leksionet online, seminarët në auditor, më pas të kalojnë plotësisht në mësim në auditor. Në rast se sezoni i provimeve do të shtyhet, kthimi i studentëve në auditor të bëhet ditën e parë të semestrit të dytë.

 Anulimi i tarifës për vitin akademik 2020-2021, për shkak se mësimi është kryer vetëm në distancë dhe rikthimi i studentëve në auditore do të zhvillohet i alternuar, çka nuk e justifikon pagesën e tarifës”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e dorëzuar pranë Ministrisë së Arsimit.

Studentët vazhdojnë mësimin online që prej sezonit të dytë të vitit akademik të kaluar. Ditën e djeshme Komiteti Teknik i ekspertëve bëri  mbledhjen e radhës, ku la në në fuqi vendimin që mësimi të vijojë të zhvillohet online,  ne kuadër të masave anti-COVID.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bordi kombëtar studentor mesimi online ministria e arsimit bordi kombëtar studentor mesimi online ministria e arsimit

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Janar 2021, 10:41

ITALI– Prokuroria e Peruxhias nis hetimet për zhdukjen e biznesmenit italian në Shqipëri. Mësohet se në bazë të hetimit është marrë në pyetje dhe partnerja e ti...