Aktualitet

‘Emri i Manastirliut del tek përgjimet e Ndraghetes, ka marrë miliona euro tendera publike’/ Tomorri: Vini nën hetim SPAK

23 Janar 2021, 10:58 Nga DOSJA
‘Emri i Manastirliut del tek përgjimet e Ndraghetes, ka marrë

TIRANË– Për vendimin e SPAK në lidhje me Ministren Ogerta Manastirliu ka reaguar gazetari Klodian Tomorri. Ai shkruan në një postim të bërë në Facebook’ se Manastirliu i shpëtoi hetimit me pretendimin se nuk është personi që autorizoi fillimin e procedurës, dhe as nënshkroi kontratat e lidhura. Tomorri përmend dhe përgjimet e grupit mafioz “Ndrangheta”, duke thënë se Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë miliona euro kompanisë që del e përfshirë në atë ngjarje.

Gazetari shkruan se kitet u blenë 3 herë më shtrenjtë dhe nuk ka asnjë person përgjegjës duke e mbyllur shkrimin me një thirrje për SPAK që të nisin hetimin.

Reagimi i plotë:

Vini nen hetim SPAK-unJustifikimi i djeshem i SPAK per tenderat emergjente te Covidit ishte i turpshem. Prokuroria pranon qe kitet u blene me cmim 3 here me te shtrenjte se tregu, por sipas saj ministria e Shendetesise nuk ka faj.As anetaret e Komisionit nuk kane faj- thote prokuroria- pervecse duhet te jene me vigjilente heren tjeter dhe te verifikojne cmimet e tregut nderkombetar. Cmenduri.Ajo qe ka ndodhur eshte e qarte. Respiratoret nga 2 mije euro qe kushtonin ne treg u blene me 6400 euro. Kitet nga 2 dollare u blene me 6 dhe 9 dollare. Qytetareve shqiptare ju grabiten miliona euro, ndersa Spak thote se nuk ka veper penale, thjesht komisioni gaboi pak se nuk verifikoi cmimet ne tregun nderkombetar.Vini nen hetim SPAK-un pastaj. Ose detyrojini prokuroret t’i kthejne ata leket e qytetareve qe avulluan me tenderat e Covidit. Kaq e thjeshte eshte.Ku ka gare ne bote qe prokurohet me vlere tre here me te larte se tregu dhe nuk mban njeri pergjegjesi. Nuk eshte 10 per qind me shume, as 20 per qind. Madje as 100 per qind. Eshte trefish. Jane miliona euro qe u jane marre qytetareve padrejtesisht duke shfrytezuar krizen. Ndersa disa njerez vdisnin nga virusi, disa te tjere fitonin miliona duke bere biznes me vdekjen. Kjo ka ndodhur me vigjilentet e Ministrise se Shendetesise.Nderkohe, ajo kompania qe del tek pergjimet e Ndraghetes, ka marre miliona e miliona euro tendera publike, pikerisht nga Ministria e Shendetesise. Madje me 2017-en, kur kane ndodhir ato pergjimet, KLSH e ka klasifikuar si peshkaqenin me te madh te buxhetit te shendetesise. Te paren. Por edhe ketu ka qene ceshtje vigjilence, si gjithmone.

Vini nen hetim SPAK-un

Justifikimi i djeshem i SPAK per tenderat emergjente te Covidit ishte i turpshem. Prokuroria…

Posted by Klodian Tomorri on Saturday, 23 Janar 2021

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian tomorri ogerta manastirliu klodian tomorri ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Janar 2021, 10:41

ITALI– Prokuroria e Peruxhias nis hetimet për zhdukjen e biznesmenit italian në Shqipëri. Mësohet se në bazë të hetimit është marrë në pyetje dhe partnerja e ti...