Aktualitet

23 Janar 2021, 10:41 Nga DOSJA

ITALI– Prokuroria e Peruxhias nis hetimet për zhdukjen e biznesmenit italian në Shqipëri. Mësohet se në bazë të hetimit është marrë në pyetje dhe partnerja e tij shqiptare me të cilën ka edhe një fëmijë, si dhe është kontrolluar banesa e biznesmenit në Itali. Dhe pse policia në Shqipëri vazhdon ta konsiderojë zhdukjen e 45-vjeçarit një ngjarje aksidentale autoritetet italiane dyshojnë se mund të jetë një vrasje. Porkuroria ka nisur të hetojë çdo lëvizje që Pecorelli ka kryer në Shqipëri.

Dosja.al ka zbuluar se biznesmeni i ka shkruar një miku të tij se në Shqipëri është luftë deri me datë 6. Ai i kishte thënë se do kthehej me datë 6 në Itali pasi kishte prenotuar biletën e kthimit. MESAZHET: Kam hapur show room në një qendër tregtare. Deri në datën 6 këtu është lufte . Kam prenotuar kthimin në datën 10 janar.

Përgjatë vitit 2020 Pecorelli ka qenë 4 herë në Shqipëri dhe gjithmonë ka përdorur aeroportin e Rinasit. Mësohet se për herë të parë në Shqipëri, Pecorelli ka ardhur më 24 shtator 2020 dhe qëndrimet kanë variuar me periudha. Disa ditë ka qëndruar vetëm pak ditë, ndërsa herë të tjera deri në 2 javë.

Herën e fundit, rezulton se Pecorelli ka hyrë në vendin tonë më datë 3 janar nga Italia në orën 16:50 nëpërmjet aeroportit të Rinasit dhe u zhduk duke mos lënë gjurmë vetëm pak ditë më pas.

Makina e tij u gjet e djegur më 6 janar aty ku u gjetën sende dhe eshtra. Nga kqyrja paraprake është vënë re se mbi eshtra nuk ka shenja plumbi apo dhune, megjithatë mbetet për t’u vërtetuar nga ekspertiza mjeko-ligjore. Nga Italia, ndërkohë ende pritet mostra e ADN-së së familjarëve të Pecorelli, në mënyrë që të provohet nëse eshtrat e gjetura në mjet janë të tijat apo jo.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet davide pecorelli davide pecorelli

Sondazh

Poll