Aktualitet

Masakrimi i Shpëtim dhe Teuta Pashos, 3 persona nën hetim pas analizave të ADN-së, mes tyre edhe Taulanti!

23 Janar 2021, 10:19 Nga DOSJA
Masakrimi i Shpëtim dhe Teuta Pashos, 3 persona nën hetim pas

ITALI– 3 persona janë vënë nën hetim pas analizave të ADN-së të trupave të çiftit Pasho,  të cilët u vranë dhe u masakruan në vitin 2015 në Itali.

I akuzuari i ri është Denis Kaleshi , vëllai i vogël i Elonës. Nën hetim është vënë edhe Taulant Pasho, djali 33-vjeçar i çiftit, aktualisht i ndaluar në Zvicër, ndërsa vazhdojnë hetimet edhe për Elonën, e cila mbetet e dyshuara kryesore pas shumë dëshmive dhe përgjimeve.

Elonën e ka ndihmuar dikush në transportimin e valixheve, kjo është arsyeja pse po merret nën hetim vëllai i saj me banim në Cerreto Guidi, por aktualisht i burgosur në Massa.

Prokurorja e çështjes, Ornella Galeotti tha se janë gjetur disa gjurmë në apartamentin  në via Fontana, në San Iacopino, ku dyshohet se u vranë çifti dhe në bazë të ekspertizave të bëra të ADN-së ajo synon të zbulojë se kush është i përfshirë.

Elona Kaleshi, ish e dashura e Taulantit, prej më shumë se një muaji gjendet në burg me akuzat e vrasjes, masakrimit dhe fshehjes së trupave të çiftit Pasho.

Krimi i rëndë ndodhi n ën nëntor të vitit 2015, në prag të lirimit të Taulantit nga burgu.  Gjyqi do të fillojë me 22 Shkurt për t’u dhënë kështu kohë të dyshuarve të përcaktojnë edhe konsulentët e tjerë ligjorë.

Trupat e çiftit Pasho u gjetën e në 4 valixhe të ndyshme në afërsi të burgut në Solliciano, në mes të Dhjetorit 2020.

(kle.mu;a.b/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elona kaleshi taulant pasho vrasja e ciftit pasho elona kaleshi taulant pasho vrasja e ciftit pasho

Sondazh

Poll