Aktualitet

Ekstradohet nga Belgjika drejt Shqipërisë, Muhamet Belba! I dënuari me 22 vite burgim për vrasjen e grekut në vitin 1993

23 Janar 2021, 09:43 Nga DOSJA
Ekstradohet nga Belgjika drejt Shqipërisë, Muhamet Belba! I

TIRANË–Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet policore në Belgjikë, kanë bërë të mundur ekstradimin nga Belgjika drejt Shqipërisë, të qytetarit shqiptar Muhamet Belba, 51 vjeç.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Belgjikë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar këtë shtetas me 22 vjet heqje lirie, për veprën penale “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”.

Shtetasi Muhamet Belba, në datë 17.02.1993, në Greqi, ka vrarë një shtetas grek, me qëllim grabitjen e një shume parash që kishte me vete.

NJOFTIMI I POLICISE:

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës, Departamentit të Polcisië Kriminale dhe autoriteteve policore në Belgjikë u bë e mundur kapja me qëllim ekstradimi e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet policore në Belgjikë, është bërë ekstradimi nga Belgjika drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Muhamet Belba, 51 vjeç.Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Belgjikë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar këtë shtetas me 22 vjet heqje lirie, për veprën penale “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”.Shtetasi Muhamet Belba, në datë 17.02.1993, në Greqi, ka vrarë një shtetas grek, me qëllim grabitjen e një shume parash që kishte me vete.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet muhamed belba muhamed belba

Sondazh

Poll