Aktualitet

Pas gafës, zv/ministrja vazhdon me të sajën: Ishe mëse e natyrshme

2 Maj 2019, 12:05 Nga DOSJA
Pas gafës, zv/ministrja vazhdon me të sajën: Ishe mëse e

Tiranë-Zëvendësministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu pas gafës së bëri, vazhdon ende të justifikohet për deklaratën e saj. Ajo edhe dje pasdite u bë sërish “lëmsh” dhe theksoi se portalet i kanë modifikuar fjalët që ajo tha në çeljen e Panairit të Punës.

Sot në A2CNN ajo është shprehur se ishte një reagim mëse i natyrshëm dhe ende i qëndron tezës së saj.

Ishte një reagim mëse i natyrshëm që më buroi në momentin që pash se si u interpretua ajo që çfarë unë thash. Një profesor i imi thoshte: Ka tekst, por ka edhe kontekst. Ajo që ne shfaqim dhe ajo që ne mund të lexojmë. Ishim në Panairin e Punës 2019, ku për të gjithë të sapo diplomuarit ofroheshin vendet e punës që ata mund të korrnin frytet e një pune të gjatë, gjatë viteve të studimit, lodhjes dhe sakrificës. Fjalia reale ishte: Ja nisni me punë sepse, atë që do të “korrni” në panair, atë edhe do të mbillni në të ardhmen në tregun e punës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gafa para studentëve lorena haxhiu gafa para studentëve lorena haxhiu

Sondazh

Poll