Aktualitet

U arrestua për vrasjen e ish-policit Bilali, Gjykata lë në burg Arben Xhetanin

2 Maj 2019, 11:49 Nga DOSJA
U arrestua për vrasjen e ish-policit Bilali, Gjykata lë në burg

TIRANË- Gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Arben Xhetanin, i cili u arrestua dy ditë më parë në lidhje me vrasjen e ish-policit Arben Bilali. Sipas provave të depozituara nga Prokuroria për të ai ka penguar zbardhjen e ngjarjes me veprimet apo mosveprimet e tij.

Arben Xhetani ka qënë më parë i ndaluar dhe shoqëruar për disa ngjarje të tjera kriminale që kanë ndodhur në Tiranë dhe Durrës. Xhetani është arrestuar disa vite më parë për një sasi droge. Gjithashtu ai është ndaluar edhe për një sherr që ka ndodhur në kryeqyet, por i ka shpëtuar dënimit.

Arben Xhetani dyshohet se ka lidhje me një grup kriminal në Tiranë dhe është porositur për të gjetur makinën e autorëve, pikërisht nga ky grup. Policia e Tiranës tregohet e rezervuar për emrin e Arben Xhetanin, por mësohet se ai është shoqëruar edhe për një ngjarje kriminale që ka ndodhur në Durrës, por nuk u gjetën prova dhe u lirua sërish.

Arben Bilali, u vra më 30 janar në zonën e Selitës, ku jetonte me familjen e tij. Ai ndodhej në një makinë bashkë me shokun e tij gjatë kohës së lëvizjes dhe në momentin kur ka zbritur është qëlluar nga autorët që ndodheshin në një makinë Benz. Mbi të është qëlluar rreth 15 herë me breshëri.

Bilali, 50-vjeç, është i treti që ekzekutohet në harkun e 20 viteve, pasi më herët i janë vrarë edhe dy vëllezërit, Bujar dhe Leonard Bilali. Familja Bilali është prej vitesh në hasmëri me familjen Xhabafti, duke i drejtuar hetuesit drejt pistës së hakmarrjes.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben bilali arben xhetani arrestimi i autorevet e vrasjes se arben bilalit vrasja e arben bilalit arben bilali arben xhetani arrestimi i autorevet e vrasjes se arben bilalit vrasja e arben bilalit

Sondazh

Poll