Merret vendimi UNANIMISHT! Për herë të parë në zgjedhje, do të ketë kamera në tavolinat e numërimit të votave, pamjet
TIRANË– Në ambientet e numërimit të vitave do të ketë kamera regjistruese me rezolucion të lartë dhe monitorë për shfaqjen e fletëve të votimit. Në njoftimin e bërë publik nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për herë të parë, kamerat e tavolinave të grupeve të numërimit të votave do të transmetojnë imazhet e tyre pranë zyrave qendrore të KQZ-së.
Komisioni Rregullator miratoi ditën e sotme rregullat për përdorimin e kamerave regjistruese e monitorëve për numërimit të votave gjatë zgjedhjeve të 25 prillit. Në ambientet e numërimit të votave do të ketë mbi tavolinë përpara vlerësimit të tyre në vendin e numërimit të votave.
Sipas njoftimit, regjistrimi filmik transmetohet në kohë reale në monitorë të vendosur përballë vëzhguesve të subjekteve zgjedhore, ruhet në medie elektronike dhe dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve së bashku me materialet e tjera zgjedhore.
NJOFTIM NGA KQZ
Tiranë më 22.01.2021. Komisioni Rregullator miratoi unanimisht rregullat proceduriale për përdorimin e kamerave regjistruese e monitorëve në VNV. Komisioni Rregullator shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin “Rregullat procedurale për përdorimin e kamerave regjistruese e monitorëve (ekraneve) në vendet e numërimit të votave dhe transmetimin në kohë reale nga vendet e numërimit të votave në ambientet e KQZ-së për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021”.
Vendimi i miratuar unanimisht parashikon rregullat procedurale për përdorimin e kamerave, regjistrimin, ruajtjen dhe dorëzimin e materialit filmik në VNV, riprodhimin e materialit të regjistruar dhe afatin e ruajtjes së materialit të regjistruar.
Kamerat regjistruese me rezolucion të lartë dhe monitorë (ekrane) për shfaqjen e fletëve të votimit përpara vlerësimit të tyre në vendin e numërimit të votave, (VNV), instalohen mbi tavolinën e numërimit në mënyrë të tillë që bëjnë të mundur regjistrimin e vlerësimit të çdo flete votimi.
Regjistrimi filmik transmetohet në kohë reale në monitorë të vendosur përballë vëzhguesve të subjekteve zgjedhore, ruhet në medie elektronike dhe dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve së bashku me materialet e tjera zgjedhore.
Për herë të parë, kamerat e tavolinave të grupeve të numërimit të votave do të transmetojnë imazhet e tyre pranë zyrave qendrore të KQZ-së, në çdo kohë kur paraqitet ndonjë problematikë ose kur i kërkohet nga KQZ.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Kushtetuesja pranon kërkesën e Metës, merr në shqyrtim Teatrin Kombëtar
TIRANË– Gjykata Kushtetuese do të kalojë për shqyrtim kërkesën e drejtuar nga Presidenti Ilir Meta, në lidhje me paligjshmërinë e shembjes së Teatrit Kombë...
FOTOT/ Presidenti Meta dekoron këngëtarin Ylli Baka: Ka miliona klikime
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me titullin “Mjeshër i Madh” këngëtarin popullor Ylli Baka.Presidenti e dekoroi këngëtarin për motivacionin “Me mi...
Rreth 6 mijë vdekje shtesë në 2020-n/ Duma i drejtohet Ramësh: Dil përpara mijëra familjeve që janë në zi dhe jep lloga
TIRANË- Ish- deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar pas artikullit të revistës ‘Monitor’, ku sipas shkrimit në vitin 2020 janë regjistrua...
Soreca dhe Kim takojnë kreun e KED, Ervin Pupe, ambasadorët: Ju mbështesim, duhet të jeni gati të procedoni për të plotë
TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca kanë zhvilluar një takim me Ervin Pupen...
Shkelje flagrante/ Vojo Bregu denoncon kryebashkiakun Picari: Po sfidon KQZ-në dhe SPAK-un, vendimet që merr të pabazuara në
VORË– Koordinatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, Vojo Bregu ka denoncuar shkeljet e kryebashkiakut të Vorës, Gentian Picari. Në një sta...
Presidenti Meta dekoron artistin e mirënjohur gjirokastrit, Petrit Lulo me Titullin “Mjeshtër i Madh”: Një jetë të tër
TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, këngëtarin e mirënjohur gjirokastrit të muzikës popullore sh...
Hiqet gjoba 1500 lekë për kreun e Kadastrës Lushnjë, KAS ‘dorëlëshuar’ edhe me deputetin e PS-së, Bujar Çela
TIRANË– Mbledhja e parë e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mori në shqyrtim dy kërkesat për ndryshimin e vendimi...
PD publikon denoncimin: Pas mashtrimit me rritjen e pagave, mësuesit nuk marrin as orët shtesë
TIRANË – Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka publikuar denoncimin e një mësuesi në qarkun e Elbasanit, i cili shprehet se mësuesit në...
Dëbimi i diplomatit/ Ambasada e Rusisë në Shqipëri: Na befason deklarata e Ministrisë, emri i Krivoshev nuk është përmen
TIRANË– Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar për lajmin e dëbimit të diplomatit të tyre nga Shqipëria pasi kishte shkelur rregullat anti-covid. Në një postim...