Bota

KQZ i hoqi si subjekt zgjedhor,NISMA: Ne do të ankohemi

22 Janar 2021, 21:50 Nga DOSJA
KQZ i hoqi si subjekt zgjedhor,NISMA: Ne do të ankohemi

KOSOVË-Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas heqjes si subjekt zgjedhor nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Përfaqësuesi i kësaj partie Eshref Vishi tha se KQZ nuk duhet që të shqetësohen për përmbajtjen e listës së subjektit politik. Më tej ai ka thënë se rekomandimet e zyrës së regjistrimit të partive dhe as deklaratat e tyre mnë lidhje me respektimin e procedurave ligjore. Në fund ai tha se Nisma do të ankohet në bazë të ligjit.

“Vendimi për certifikim të subjekteve politike dhe listave të kandidatëve ishte politik dhe tendencioz ndaj subjektit Nisma. Nuk është përgjegjësi e anëtarëve të KQZ-së të shqetësohen për përmbajtjen e listës së subjektit politik. Është e drejtë e tyre të votojnë në bazë të rekomandimeve të Zyrës për regjistrimin e partive politike, por u pa që as rekomandimet e zyrës nuk u përfillen, por as fjalimet tona lidhur me respektimin e procedurave ligjore. Ne do të ankohemi në bazë të ligjit”, tha ai.

KQZ është mbledhur ditën e sotme në Kosovë për të certifikuar partitë që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Nga të gjitha partitë KQZ nuk ka certifikuar Nismën Socialdemokrate farë si subjekt zgjedhor, ndërsa VV dhe AAK nuk i janë certifikuar listat për deputet për shkak se kishin probleme me ligjin. Ndërsa partitë që janë certifikuar janë  LDK, PDK, Lista serbe, Lista Romani Iniciativa, JPG, PREBK, SDU dhe Partia Balliste.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota eshref vishi kqz nisma eshref vishi kqz nisma

Sondazh

Poll

Bota 22 Janar 2021, 20:41

SHBA, Kongresi dhe kontrolli i demokratëve

SHBA- Përurimi i Presidentit Joe Biden të mërkurën dhe shumica që demokratët gëzojnë si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat, u jep atyre kontrollin e ...

Bota 22 Janar 2021, 19:40

BRITANI–  Pasditen e sotme, kryeministri britanik Boris Johnson doli me konferencë urgjente për mediat, ku deklaroi se varianti britanik i Covid-19 është më vde...