Bota

Ndryshim rrënjësor në Shtëpinë e Bardhë/ Cola dietike në Zyrën Ovale, Biden heq butonin me të cilin porosiste Trump pij

22 Janar 2021, 21:35 Nga DOSJA
Ndryshim rrënjësor në Shtëpinë e Bardhë/ Cola

SHBA– Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me hyrjen në Shtëpinë e Bardhë ka ndryshuar totalisht  Zyrën Ovale, nga tavolina, e deri tek dekori.

Po ajo që vihet re është se Biden ka hequr dhe butonin, me të cilin Donald Trump porosiste Cola dietike. Ish-presidenti i pëlqente shumë pijet e gazuara dhe thuhet se konsumonte 12 Cola dietike në ditë.

Trump e zbuloi për herë të parë funksionin e butonit në një intervistë të vitit 2017 me Associated Press, kur e shtypi atë dhe pas disa sekondash, në zyrë hyri shërbyesi me një gotë Cola.

Ndërkohë se Trump kishte në tavolinë një buton ku porosiste pije të gazura e zbuloi ish-ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë, Chris Sims, në librin e tij të vitit 2019.

“Ai u thonte se ai buton komandonte pajisje bërthamore dhe e shtypte. Njerëzit hapnin sytë dhe shikonin njëri-tjetrin. Kur hynte shërbëtori me Cola, Trump ia plaste të qeshurit”.- shkruante ai.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden donald trump joe biden

Sondazh

Poll

Bota 22 Janar 2021, 20:41

SHBA, Kongresi dhe kontrolli i demokratëve

SHBA- Përurimi i Presidentit Joe Biden të mërkurën dhe shumica që demokratët gëzojnë si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat, u jep atyre kontrollin e ...

Bota 22 Janar 2021, 19:40

BRITANI–  Pasditen e sotme, kryeministri britanik Boris Johnson doli me konferencë urgjente për mediat, ku deklaroi se varianti britanik i Covid-19 është më vde...