Soreca dhe Kim takojnë kreun e KED, Ervin Pupe, ambasadorët: Ju mbështesim, duhet të jeni gati të procedoni për të plotë
22 Janar 2021, 16:07Nga DOSJA
TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca kanë zhvilluar një takim me Ervin Pupen, kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Në një status në profilet përkatëse, Kim dhe Soreca kanë pasqyruar këtë takim, duke postuar edhe fotot me Pupen. Soreca shkruan krah fotove se e mbështesin kreun e KED dhe se tashmë vëmendja duhet të drejtohet tek Gjykata e Lartë.
“Takova Kryetarin e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, z. Ervin Pupe, së bashku me ambasadoren e SHBA në Shqipëri. Unë e përgëzova Këshillin e ri, i urova sukses në punën e tyre dhe konfirmova mbështetjen e fortë të BE-së, përfshirë edhe ndihmën tonë teknike. Është e rëndësishme që sapo Gjykata e Lartë të ketë hapur vakancat e mbetura për Gjykatën Kushtetuese, KED do të jetë gati të procedojë, në mënyrë që të sigurojë funksionalitetin e plotë të GJK sa më shpejt të jetë e mundur në muajt e ardhshëm,”- shkruan Soreca.
Edhe Kim, teksa riposton të njëjtat foto shkton se ka ardhur koha që Gjykata e Lartë të arrijë të ketë kuorumin e saj në mënyrë që të plotësohen edhe vakancat e tjera në Kushtetuese.
Working together, JAC, Presidency, and Parliament delivered a functional CC by the end of 2020. Now, it’s time for the High Court to achieve quorum so the remaining vacancies on CC can be filled and the HC itself can be fully functional. Let’s keep moving forward – step by step. https://t.co/jU3ZN7BMAQ
“Duke punuar së bashku, KED, Presidenca dhe Parlamenti nxorrën një Gjykatë Kushtetuese funksionale në fund të vitit 2020. Tani, është koha që Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin në mënyrë që vendet e lira të mbetura në Kushtetuese të mund të plotësohen dhe të jetë plotësisht funksionale. Le të vazhdojmë të ecim përpara. Hap pas hapi,”- shton kim.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VORË– Koordinatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, Vojo Bregu ka denoncuar shkeljet e kryebashkiakut të Vorës, Gentian Picari. Në një sta...
TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, këngëtarin e mirënjohur gjirokastrit të muzikës popullore sh...
TIRANË– Mbledhja e parë e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mori në shqyrtim dy kërkesat për ndryshimin e vendimi...
TIRANË– Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar për lajmin e dëbimit të diplomatit të tyre nga Shqipëria pasi kishte shkelur rregullat anti-covid. Në një postim...
TIRANË– Ngjarjet e 21 janarit 2011, ku 4 protestues u vranë u përkujtuan dje nga media dhe politika. Dy gazetarët, Carlo Bollino dhe Artan Hoxha janë përfs...
FIER– Kryeministri Rama ka vizituar sërish ditën e sotme vendin ku do ndërtohet spitali i Fierit, në fshatin Mbrostar të Fierit. Siç duket edhe nga pamje...
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një video të qytetarëve që ankohen për qeverisjen e vendit. Përkrah videos Basha shkruan se...
Lindita Nikolla u zgjodh ministre e Arsimit në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe e ushtoi detyrën deri në dhjetor...