Politike

Shkelje flagrante/ Vojo Bregu denoncon kryebashkiakun Picari: Po sfidon KQZ-në dhe SPAK-un, vendimet që merr të pabazuara në

22 Janar 2021, 15:26 Nga DOSJA
Shkelje flagrante/ Vojo Bregu denoncon kryebashkiakun Picari: Po sfidon

VORË– Koordinatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, Vojo Bregu ka denoncuar shkeljet e kryebashkiakut të Vorës, Gentian Picari. Në një status në profilin e tij në Facebook, Bregu shkruan se Picari ka vendosur që të sfidojë KQZ-në dhe SPAK-un pasi ka marrë dy vendime të paligjshme.

Prej tyre, Bregu përmend shkarkimin e administratorit të shoqërisë ujësjellës-kanalizime Vorë dhe emërimin e administratorit të shoqërisë Ujësjellës-kanalizime Vorë, dhe i cilëson të pavlefshëm për shkak të ligjit në mbështetje të të cilit ata kanë dale.

Bregu shton më tej se neni 100 i Republikës së Shqipërisë nuk ka lidhje me vendimet në fjalë pasi përcakton se:

Denoncimi i plotë:

Kryetari i pazgjedhur i bashkisë Vorë, ka vendosur që deri sa të largohet nga detyra të shkelë të githë ligjet e mundshme, duke sfiduar së pari KQZ, dhe së dyti SPAK-un. Vendimi Nr. 7, datë 19.01.2021 “Për shkarkimin e administratorit të shoqërisë ujësjellës-kanalizime Vorë”, dhe vendimi Nr. 5 datë 20.01.2021 “Për emërimin e administratorit të shoqërisë Ujësjellës-kanalizime Vorë”, janë të pavlefshëm për shkak të ligjit në mbështetje të të cilit ata kanë dalë, si dhe në kundërshtim flagrant me vendimin nr. 9, datë 24.12.2020.

Konkretisht në të dy vendimet thuhet: “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 213 e vijues të ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregëtarët dhe shoqëritë tregëtare”, të shkronjave “a” e “b”, të nënndarjes 1, të pikës 3, të nenit 10, dhe pikës 3, të nenit 70 e vijues të ligjit Nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”. Nëse i referohemi nenit 100 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ky nen nuk ka asnjë lidhje me vendimet ne fjalë. Neni 100 i Republikës së Shqipërisë, përcakton se:

Gjithashtu ligji Nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, është shfuqizuar me ligjin Nr. 139 datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, konkretisht nenin 96 “shfuqizime”, i cili përcakton se: “Ligji nr. 8652, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, me ndryshimet dhe plotësimet e mëvonshme, si dhe çdo dispozitë tjetër në kundërshtim me këtë ligj shfuqizohen.” Pra, kemi dy vendime të paligjshme, të motivuara politikisht.  Ujësjellësi në bashkinë e Vorës, është thjesht plaçka e rradhës e Rilindjes në këtë bashki. P.S. E këshilloj miqësisht kryetarin e pazgjedhur, që të mos falsifikojë shkresat si ai që e ka vënë, sepse, në vend të një vepre penale që ka kryer, atë të ” Shpërdorimit të detyrës”, më pas do ti duhet të përgjigjet dhe për atë të ” Falsifikimit të dokumenteve”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gentian picari vojo bregu gentian picari vojo bregu

Sondazh

Poll

Politike 22 Janar 2021, 11:24

TIRANË-  Partia Demokratike ka bërë publike historinë e pensionistes, Asime Çela që pak muaj më parë është përballur me COVID-19.Në një bisedë me sh...