Aktualitet

Bashkëpunim me MAFIAN e NDRAGETA-s/ Kush është Henrik Baçi, biznesmeni që i dhuroi Shqipërisë 3000 maska mbrojtëse dhe 5

22 Janar 2021, 19:30 Nga DOSJA
Bashkëpunim me MAFIAN e NDRAGETA-s/ Kush është Henrik

ITALI- Si rezultat i një Megaoperacioni në Itali u arrestuan një numër i madh personash të cilët janë eksponentë të klaneve mafioze të Ndraghetas në Kalabri. Mes të arrestuarve janë edhe 7 shqiptarë, njëra prej tyre dhe Odeta Hasaj të cilët ishin të përfshirë në korrupsion dhe mashtirm në vlerën e më shumë se 250 milionë eurove. grupi i të arrestuarve kishin ngritur fictive në pronësi të personave fals, ku këto kompani shërbenin për të pastruar paratë e mafias kalabreze Ndragheta. (Lexo këtu)

Policia italiane, e cila çmontojë grupin e mafies sbuloi se në krye të grupit qëndronte sipërmarrësi Antonio Gallo, i njohur me nofkën “princi”. ndërkohë mes të arrestuarve, i cili tashmë është lënë në arrest shtëpie nga Gjykata italiane, ishte dhe Henrik Baçi.

Po kush është Henrik Baçi dhe cila është lidhja e tij me ‘PRINCIN’? 

Antonio Gallo është bashkëpronar i kompanisë “Gallo Albania” me Klodian Baçin dhe Henrik Baçin.  Kompania “Gallo Albania” u krijua në 4 maj të vitit 2017, ndërkohë që në QKB rezulton se kompania merret me një numër të madh aktivitetesh, duke filluar nga import-eksporti i veshjeve tekstile, printime logosh e deri te krijimi dhe menaxhimi i programeve komjuterike. Henrik Baçi është biznesmeni që në muajin prill të vitit 2020 i dhuroi spitaleve shqiptare 3000 maska mbrojtëse dhe 50 veshje kirurgjikale për të luftuar pandeminë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet henrik baçi megaoperacioni ne itali henrik baçi megaoperacioni ne itali

Sondazh

Poll