Aktualitet

250 mln € aferë/ PËRGJIMET zbulojnë Ndranghetën në Shqipëri, PRINCI italian shtriu bizneset në Shqipëri, bisedat: S’

22 Janar 2021, 12:24 Nga DOSJA
250 mln € aferë/ PËRGJIMET zbulojnë Ndranghetën në

ITALI– Pesëdhjetë persona janë ndaluar në kuadër të një operacioni të zhvilluar në Itali, përfshirë këtu edhe shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit, disa prej të cilëve janë lënë në masën “arrest shtëpie”, akuzohen për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milion eurove.

Të gjithë të ndaluarit janë të përfshirë në një aferë korruptive masive të zvilluar prej vitesh mes dy vende, aferë në të cilën bën pjesë edhe grupi mafioz  “Ndrangheta”. Mes shqiptarëve të arrestuar janë dy persona, biznesmeni Henrik Baçi dhe Odeta Hasaj, të dy të lënë përkatësisht në manës “arrest shtëpie” dhe ‘deturim paraqitjeje’ nga drejtësia italiane.

‘Sekseri’ që ndërmjetësonte lidhjet mes grupit mafioz dhe shqiptarëve është një biznesmen italian Antonio Gallo, i cili ka një biznes në qendër të ish-Bllokut në Tiranë me emrin GalloAlbania. Gallo është ortak me Baçin, po ashtu i hetuar si pjesë e organizatës mafioze. Biznesmeni italian njohet ndryshe si ‘Princi’.

GalloAlbania, sipas të dhënave në QKR, rezulton e krijuar më 4 maj 2017 me ortakëri të z. Baçi dhe Gallos, 50 me 50 % me objekt: Import-Eksport, tregtim me shumice dhe pakice i veshjeve dhe tekstileve te ndryshme, pune profesionale etj. Si dhe aksesore te ndryshëm. edhe me ane te tregtisë elektronike: Veshje pune, veshje për dukshmëri të lartë, për rezistent ndaj zjarrit, veshje mjekësore dhe te ndihmës se shpejte, te papërshkueshëm nga uji zjarri, veshje hotelesh, dhe për të gjitha llojet e profesioneve bashke me aksesoret përkatës.

Në të njëjtin grup rezultojnë të jenë të përfshirë edhe administratorë lokalë e sipërmarrës të tjerë të cilët janë gjithashtu pas hekurave, por që ende nuk janë bardhur të tjera detaje. Mes tyre është edhe një ish-polic italian. Në përgjimet e publikuara nga ReportTv në dosjen italiane flitet edhe për rolin e një eurodeputeti që me kontaktet e tij mund të lidhë të hetuarit në Shqipëri me një ministër, duke u shprehur se në shqipëri korrupsioni është total dhe një ministër mund të korruptohet apo joshet nga shifra të mëdha.

Kanalet tashmë janë të hapura nga Eurodeputeti i CESA-s me homologët e tij të huaj. Kjo është gjithashtu e rëndësishme eh … një gjë është që krijon një kontakt të CESA në Shqipëri për ju … e cila nuk është si këtu, një ministër në Shqipëri korruptohet,”– thuhet ndër të tjera në përgjime.

Në biseda është përmendur edhe Presidenti i Shqipërisë, por pa emër.

“Ju vetëm duhet të dini se çfarë po bëj, sepse nëse një ditë ju prezantoj me Presidentin e Republikës së Shqiptarëve, do ta prezantoj me ju, por nuk do t’ia prezantoj Tommaso Bruttos apo Saverio Bruttos…,”- thuhet në një bisedë.

As Bashkia e Tiranës e Kryeministria, nuk ka mbetur pa u përmendur. Në përgjimet e publikuara nga OraNeës, Gallo përmend një person me emrin Niku (shtetas shqiptar), për të cilin thotë: Nuk e di por ai është President i Sol në Shqipëri, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm!

Në përgjimet e Guardia di Finanza zbardhet dhe emri i një tjetri eksponenti të lartë të politikës kalabreze, Francesco Talarico sekretar rajonal i Partisë UDC (Bashkimi demokristian) e këshilltar i bilancit në rajonin e Kalabrias. Në një bisedë mes tij dhe financierit Ercole D’Alesandro, flitet për korrupsionin në Shqipëri. “Korrupsioni është total” thonë në bisedat me njëri-tjetrin, “bëhet biznes pa tendera”. Në biseda shfaqet dhe emri i eurodeputetit Lorenzo Cesa që sipas tyre “mund të shfrytëzohej për të vendosur lidhje në Shqipërinë për aferat e tyre… “mjaft që një ministri në Shqipëri t’i japësh…”

Tomaso e Saverio Brutto, dy prej të përfshirëve në këtë skemë, po përpiqeshin të hapnin në Shqipëri një sipërmarrje tip Brico për tregtimin e matarialeve për parandalimin e aksidenteve me aksione të barabarta mes tyre po që shuma fillestare e investimit do të jepej e tëra nga Antonio Gallo. Marrëveshja e tyre për investime në Shqipëri do të niste më 14 prill 2017 pas takimit të zhvilluar mes politikanit kalabrez Tomaso Brutto e funksionarit të Guardia di Finanza të Catanzaros Ercole D’Alesandro.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet antonio gallo ercole d’alesandro henrik baçi lorenzo cesa megaoperacioni ne itali ndrangheta ne shqiperi odeta hasaj saverio brutto tomaso brutto antonio gallo ercole d’alesandro henrik baçi lorenzo cesa megaoperacioni ne itali ndrangheta ne shqiperi odeta hasaj saverio brutto tomaso brutto

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Janar 2021, 17:46

Banka Credins mbështet Kryqin e Kuq Elbasan

TIRANË – Banka Credins gjithmonë ka patur në fokus aktivitete të përgjegjësisë sociale, si një nga prioritetet strategjike për të qënë vazhdimisht në ndihm...