Mori çdo tender! Burri i drejtoreshës së Ramës “sekser” i NDRAGHETA-n? Skandali që u denoncua për monopolin e oksigjen
22 Janar 2021, 19:10Nga DOSJA
TIRANË– Besnik Halili, president i grupit Sol në Shqipëri, kompania në vendin tonë njihet me emrin “GTS-Gazra Teknike Shqiptare” shpk”, dyshohet se ishte garancia e Princit të Ndragheta-s, Antonio Gallo për të korruptuar qeveritarë dhe po ashtu, për të pastruar para në Shqipëri. Në përgjime ata flasin për “Nikun”, që sipas Gallos është presidenti i grupit Sol, “ka lidhje me oksigjenin, ka lidhje me spitalet, me Enel, me të gjitha”. Sipas Gallos, ky person që në Shqipëri përkon me emrin Besnik Halilit, me profesion inxhinier, njëherazi edhe bashkëshort i Luneda Sufalit, ish-drejtoreshës së Lojërave të Fatit.
Por a është i panjohur Besnik Halili?
Rezulton që jo! Në një verifikim elementar, Halili ka qenë në qendër të disa investigimeve në mediat online, ku Boldnews, në një shkrim të muajit maj, shkruante se Halili me kompaninë “Gts”, kishte në dorë të gjithë oksigjenin e spitaleve. Monopoli i oksigjenit në duart e Halilit, të shoqes dhe Manastirliut, akuzonte portali në shkrimin e datës 7 maj 2020. Ky informacion duket se është lexuar edhe nga anëtarët e Ndragheta-s, i referohen “Nikut” si emrin kryesor të oksigjenit. “Ai është shqiptar, është President i këtij grupi atje në Shqipëri.”, thotë Gallo ndërsa më tej flet për disa impiante, të cilat nuk kuptohen nëse lidhen me oksigjenin, por ai thotë se mund të punohet “dhe në spitale”, (duke iu referuar investimeve në Shqipëri).
Por çfarë gjeti investigimi i Bold?
Rezulton se, që prej vitit 2016, kompania “GTS” është fituese thuajse në pjesën më të madhe të tenderave. Por, deri në atë moment, ka pasur një veçori-në tenderat e fituar prej saj, ka pasur edhe konkurentë të tjerë.
Duke filluar nga fundi i vitit 2017, që rastësisht përkon edhe me forcimin e raporteve institucionale Ogerta Manastirliu – Luneda Sufali, “GTS” merr trajtën e një kompanie “monopol”. Në të gjithë tenderat e zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe strukturat vartëse, përfshirë Qendrën Spitalore Universitare Tiranë, për oksigjenin spitalor, fitues shpallet vetëm “GTS” ose e njëjta kompani, në bashkëpunim me “Messer” shpk.
Ky bashkim operatorësh u shpall së fundmi edhe fitues i një tenderi, pa garë, me vlerë 5 milionë euro, për furnizimin e QSUT-së me oksigjen spitalor. I njëjti bashkim operatorësh, në periudhën 2016-2020, është shpallur fitues edhe në një seri tenderash spitalorë, me fond limit në vlerë totale rreth 4 milionë euro.
Kompania “GTS”, për tenderat ku ka marrë pjesë si operator i vetëm, ka fituar rreth 3 milionë euro të tjera tendera në strukturat spitalore, përgjatë periudhës 2016-2020.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Ç...
TIRANË– Biznesmenët e arrestuar e të marrë nën hetim për lidhjet me klanin “Ndrangheta” dhe aferën korruptive të 250 milionë euorve. Në një pjesë të përgji...
PUKË- Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në Pukë, ku si pasojë ka humbur jetën 1 person. Bëhet e ditur se ka humbur jetën 50-vjeçari...
TIRANË– Në disa përgjime, të publikuara nga mediat italiane, përmendet edhe një ministër shqiptar, por pa emër.Gjatë bisedës, dëgjohet se një prej të përfs...
TIRANË- Përgjimet e Antimafias italiane kanë zbardhur një skemë të mirëfilltë korrupsioni dhe pastrimi parash, ku të përfshirë deri më tani janë zyrtarisht...
TIRANË– “Gallo Albania” është një biznes në pronësi të një biznesmeni italia Antonio Gallo dhe një shqiptari, Henrik Baçi, të cilët zotërojnë secili...
ITALI– Pesëdhjetë persona janë ndaluar në kuadër të një operacioni të zhvilluar në Itali, përfshirë këtu edhe shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se të arrest...