Aktualitet

Gjykata e Lartë kalon për gjykim çështjen ndaj ministrit Tahiri e ish-drejtorit Çela, nuk dihet kur nis procesi

22 Janar 2021, 19:06 Nga DOSJA
Gjykata e Lartë kalon për gjykim çështjen ndaj ministrit

TIRANË– Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela. Pak kohë pasi Tahiri e Çela bënë rikurs pasi Gjykata e Apelit ktheu çështjen, është marrë vendimi nga Gjykata e Lartë.

Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit dhe është bërë publik pasditen e sotme. Që të gjykohet një çështje duhet që Gjykata e Lartë të ketë të paktën pesë anëtarë, por aktualisht ka tre, kështu që nuk dihet ende se kur do të nisë proçesi gjyqësor. 

Në gusht të këtij viti, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dërgoi vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme për rekurs në Gjykatën e Lartë, bashkë me ish-kreun e Policisë së Vlorës.

Ky rekurs erdhi pasi Apeli i GJKKO-së  rrëzoi dënimin nga shkalla e parë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Dënimi iu rrëzua dhe ish-ministri sërish do të përballet me statusin e të pandehurit. Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e larte kalon dosjen tahiri jaeld cela saimir tahiri gjykata e larte kalon dosjen tahiri jaeld cela saimir tahiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Janar 2021, 17:46

Banka Credins mbështet Kryqin e Kuq Elbasan

TIRANË – Banka Credins gjithmonë ka patur në fokus aktivitete të përgjegjësisë sociale, si një nga prioritetet strategjike për të qënë vazhdimisht në ndihm...