Aktualitet

Stani i djegur në Finiq, flet pronari: Zjarri ishte aksidental, nuk kam konflikte me njeri, i gjeta të djegura bagëtitë

22 Janar 2021, 11:52 Nga DOSJA
Stani i djegur në Finiq, flet pronari: Zjarri ishte aksidental, nuk kam

SARANDË-Pas zjarrit të rënë mëngjesin e sotëm në stanin në fshatin Finiq ka folur vetë pronari i ndërtesës. Ruzhdi Allkushi u shpreh se zjarri ishte aksidental dhe se nuk ka asnjë konflikt me njeri. Ai thotë se zjarri ishte i fuqishëm dhe i vështirë për tu shuar nga zjarrëfikëset.

“Janë të djegura komplet. Kur erdha në mëngjes i gjeta të djegura bagëtinë dhe bazat ushqimore. Kryesore ishte bagëtia. Ishim 5 persona që punonim këtu. Zjarri ishte aksidental, unë nuk kam konflikte me njeri. Këto janë fatkeqësi natyrore. Erdhën të gjithë, kryetarë bashkie, zjarrëfikëset. Është i fuqishëm dhe nuk e shuanin dot, të paktën të shpëtoj objektin, ndërtesën” – tha pronari i stanit Ruzhdi Allkushi.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00. Si pasojë janë djegur 200 dele dhe bazë ushqimore. Policia ende po vijon që të hetojë ngjarjen e plotë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ruzhdi allkushi ruzhdi allkushi

Sondazh

Poll