I shkon në lokal dhe e kërcënon për herë të tretë! Gruaja e Arben Bilalit paralajmëron prokurorin e Tiranës, Breçani n
22 Janar 2021, 11:08Nga DOSJA
TIRANË-Gruaja e Arben Bilalit ka kërcënuar me jetë prokurorin e rrethit gjyqësor Tiranë, Bajram Breçani. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pasditen e djeshme, teka Breçani ka qënë i ulur në një lokal përballë shkollës ‘Harry Fultz’
Gruaja e Bilalit, me inicialet M.B. mban detyrën e oficeres së Policisë. Prokurori që është kërcënuar ka hetuar vrasjen e bashkëshortit të saj, Arben Bilalit. Kjo është hera e tretë që ai merr kërcënime për jetën nga bashëkshortja e Bilalit.
Prokurori Bajram Breçani tha” Kam njoftuar drejtuesit e policisë së shtetit Ardi Veliu, dhe zyrtarë të tjerë në lidhje me ngjarjen e ndodhur dhe pres prej tyre reagim ligjor. U kërcënova për shkak të detyrës dhe kjo është hera e tretë, për një çështje për të cilën vendimarrja ka qenë tërësisht e gjykatës”.
Prokuroria e Tiranës e ka mbyllur dosjen për ekzekutimin e ish-efektivit të Policisë, Arben Bilali, me pretendimin se nuk ka prova të mjaftueshme për inkriminimin e të dyshuarit Gjergj Cukalit. Apeli e liroi atë pasi i konsideroi të papërdorshme analizën e ADN-së së gjetur në vendngjarje. Edhe pse gjykata e Apelit ishte ajo që liroi Cukajn mirëpo bashkëshortja e Bilalit vazhdon të kërcënojë prokurorin.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FUSHË KRUJË- Detaje të reja janë mësuar lidhur me operacionin e forcave RENEA në fshatin Nikël të Fushë Krujës. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se pë...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK, ka zgjatur me tre muaj për pezullimin nga detyra të ish- zv/drejtorin e OFL-s...
TIRANË– Një punëtor është plagosur pas rënies së një masivi shkëmbor në rrugë. Për këtë nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e policisë. Mirëpo Dosja.al...
SHKODËR– Bashkia Shkodër ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e tokave pas përmbyjteve dhe rikthimit të tyre. Sipas Bashkisë janë 738 hektarë tokë që...
NIKËL- Kontrolle blic në zonën e Niklës në Fushë Krujë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë mbrëmjes së djeshme në zonë janë zhvilluar aksione nga a...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe të parë dëbimin e diplomatit rus në Tiranë. Ky vendim u mor pasi sipas ins...
TIRANË– Shqipëria pritet që të përmbytet sërish. Sipas llogaritjeve të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, duke filluar nga dita e n...